Dosja Sigurimit të Shtetit për opozitën e vitit 1991

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kastriot Kotoni

 

Në librin e autorit Bujar. Sh. Hoxha me titull “Pluralizmi shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit”, në kapitullin e fundit me temë “Plani i Perëndimit,” ndër të tjera shkruhet edhe për një plan të cilin e kërkonte ish presidenti i kohës Ramiz Alia nga organet e Sigurimit të Shtetit. Në njërin nga takimet që ka pasur një kundërzbulues shqiptar del qartë se parashikimet e një agjenti i cili vinte nga perëndimi për ardhjen në pushtet të opozitës shqiptare do të vihej në jetë plani për shkatërrimin e Shqipërisë.

Në kapitujt e tjerë është shkruar gjërë e gjatë mbi veprimtarinë e agjenturave të huaja jugosllave dhe greke nga autori i librit Bujar. Sh Hoxha në Shqipërinë e viteve 1982-1989, por fakti që në shumë parti opozitare u rreshtuan shumë bashkëpuntor të këtyre agjenturave flet shumë se kush do ishte e ardhmja e pluralizmit shqiptar. Këto bashkëpuntor u gjendën në protestat e Tiranës Shkodrës më 2 prill, në Tropojë dhe në gjithë Shqipërin si njerëz me aktivitet të dukshëm kriminal dhe antishqiptar në dëm të interesave kombëtare.

Mohimi i ish deputetit Azem Hajdari se nuk kishte qenë në Shkodër një natë përpara ngjarjes së 2 prillit, makina Sigurimit të Shtetit e prishur në Lezhë, arma në makinën e deputetit të ndjerë Pjetër Arbnori, dhe vila e rezidentit të UDB-së nuk ishin rastësi, siç shkruan autori i librit i të ndjerit Bujar. Sh. Hoxha.

Kundërzbulimi i Tiranës kishte futur në rrjetin e tij një agjent të kualifikuar me pseudonimin “Dajti”, që cilësohej me produktivitet informativ. Kishte një vëlla të arratisur prej dekadash nga Shqipëria dhe mbante komunikim të rregullt. Pas “dy korrikut” shtroi problemin, nëse i vëllai që banonte në Amerikë mund të vinte si vizitor. Menjëherë u miratua dhe vëllai i tij mbërriti në Tiranë.

Lexo edhe :  RTSH: Nga jashtë ka të drejtë Agroni, nga brenda Thomai

Pas dy javësh qëndrimi me familjarët, me mirëkuptim u vendos të niste procedura e bashkëbisedimit. Takimi u zhvillua në Hotel Tirana. Më pas do të shpjegonte planin strategjik të SHBA-së në Ballkan. Sipas tij, në kancelaritë e CIA-s ekzistonte një studim analitik që shtjellonte ekzistencën e një dokumenti që Shqipria mbetej aleati më i besuar në Ballkan.

Mysafiri nga Amerika pohoi se thelbi i materialit nxirrte në pah qëllimin gjeostrategjik të SHBA-së për çimentimin e trekëndëshit Riad-Ankara-Tiranë, korridor i sigurtë për të vënë nën kontroll Evropën dhe më gjerë ku “Shqipëria do të jetë Izraeli i dytë”. Para se të përfundonte MD, me dashamirësi më këshilloi të rrisnim kujdesin ndaj proceseve demokratike, kryesisht ndaj frymës radikale, që po dukej në sipërfaqe. Fjala përmbyllëse do të ishte paralajmëruese: “Fitorja opozitare do të sjellë shkatërrimin e Shqipërisë.”

Dritëhije dhe opinionet për opozitën shqiptare e ardhur pas vitit 1992, vërtetuan më shumë me qindra fakte, vijën e sjelljes së kësaj opozite të udhëhequr nga kryetari i saj Berisha. U çarmatos ushtria, filloj deformimi i demokracisë me zgjedhjet e 26 majit 1996, firmat piramidale, kontrabanda e naftës në ndihmë të makinerisë së luftës së Millosheviçit, çoi vendin drejt greminës në ngarjet e vitit 1997 kur u zgjodh president, hapja e depove të armëve, grushti i shtetit, vrasjet në Tropojë, shpërthimi i Gërdecit me viktimat e tij e deri tek, prishja e sistemit spitalor në të gjithë vendin, universitet private, shitja e detit.

Nuk numërohen gjëmat që i ka shkaktuar popullit shqiptar kjo opozitë e udhëhequr nga klani i familjes Berisha. Shpallja familjarisht “nongrata” nga shtetet si Amerika dhe Anglia është rast i veçant në botë, por dhe karshillëku që po i bën kjo familje perëndimit hyn në librin “gunnes.”

Të fundit

Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë dhe organizmit në pesë ditë

Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm. Ajo shërben si baza e çdo procesi të...

Rama batuta me vajzat: Fuqinë përdoreni për djemtë e lëkundur, kush voton kënetën lëreni

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me vajzat që votojnë për herë të parë, duke i kërkuar atyre që të përdorin fuqinë tërheqëse...

Çfarë problemesh kanë qytetarët e Tiranës para 11 majit?

Barometri Euronews-Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda...

Video/ Panik në oqean: Një kroçiere me turistë goditet nga dallgët gjigante

Një kroçiere ekspedite, Ocean Explorer, kaloi Ngushticën e rrezikshme të Drake-ut dhe u godit nga dallgë deri në 12 metra të larta, duke shkaktuar...

Donald Trump sulmon sërish Harvardin: Pedagogë idiotë, u mësojnë studentëve dështimin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër sulm të ashpër ndaj Universitetit të Harvardit, duke e cilësuar atë si një...

Lajme të tjera

Web TV