Inaugurohet ‘Vila 31 x Art Explora’/ Rama i jep medaljen sipërmarrësit francez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në inaugurimin e ‘Vila 31 x Art Explora’ në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë falënderoi sipërmarrësin francez Frederik Jousset, si dhe i dhuroi ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes së Republikës së Shqipërisë”.

Gjatë këtij momenti nuk munguan batuat nga kryeministri, i cili i tha “Meqë jemi vend kontrabandistësh kjo është për t’iu treguar autoritetet franceze që nuk është e kondrabanduar, por është origjinale”.

Më lejoni të them në fillim që nuk jam shumë mirë në frëngjisht në këtë moment. Dua të vazhdoj në frëngjisht pasi kemi ndjekur fjalime në gjuhë të tjera.

Nuk besoj që imagjinata e artistëve këtu mund të mbërrijë në pikën që përfytyrojnë anglezët të hapin një gjë të tillë në Shqipëri apo kudo gjetkë, ku nuk është kolonia e tyre. Duhet të nderoj, Frederikun që erdhi sot më shumë njerëz të tjerë.

Pasi financuat shumë aktivitete, drejtuat këshillin e Shkollës së Arteve të Bykura në Paris, drejtuat grupin e punës për rininë e Francës. Në fund arritët në ‘Art Explora’ për ta bërë të akesueshëm për të gjithë.

Erdhët te zyra dhe joshëm njëri-tjetrin, ju si sipërmarrës dhe unë si dikush që ju e patë si një target të mundshëm. Ju vizituat këtë shtëpi pasi konsumuam drekën dhe mbaj mend që të pitë verë. Më kujtohet që dërgove një mesazh ku thuhej ‘do kemi dhe takim tjetër. Kjo do jetë rezidenca e ardhshme e ART Explora”.

Do doja të vinit këtu pranë meje për t’ju prezantuar me medaljen. Këtë merreni si bagazh të Art Explora. Meqë jemi vend kontrabandistësh kjo është për t’iu treguar autoritetet franceze që nuk është e kontrabanduar, por është origjinale. Nuk jeni i detyruar të thoni gjë, por nëse doni të thoni gjë…”, u shpreh Rama/k.k

Lexo edhe :  Rritja e çmimit të banesave/ “Shteti ndihmë për blerjet”

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV