“Keni 12 vite në pushtet, dhe premtoni njësoj si bufi”- Rama i përgjigjet komentuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook.

Një ndër komentet adresuar kryeministri ishte: “ Po boll se keni 12 vjet në pushtet dhe premtoni njëlloj si bufi”.

Rama iu përgjigj duke i thënë se ai nuk premton si opozita, por se ai bën atë që thotë dhe thotë atë që bën.

Kryeministri thekson se nuk ka asnjë ngjashmëri me kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa bën krahasimin e Shqipërisë me periudhën kur në pushtet ishte PD dhe me periudhën kur në pushtet erdhi PS.

“Jo, Vladimir, unë nuk kam 12 vjet që premtoj, po kam 11 vjet e 6 muaj që bëj ato që them dhe them ato që bëj. Se po të isha si bufi, edhe Shqipëria do ishte si e bufit, një vend që s’e merrte askush seriozisht, një vend i zhytur në borxhe dhe në kriminalitet, me mbi 100 e kusur vrasje në vit, me qytete të rrënuara nga harresa, me një turizëm që mbahej gjallë vetëm nga patriotizmi shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni. Po sot? Sot vetëm kush nuk do të shohë, nuk sheh dhe s’ka më të verbër se ai që i ka sytë, por refuzon të shikojë. Apo më shurdh se ai që i ka veshët, por nuk do e nuk do që të dëgjojnë”, tha Rama./k.k

Të fundit

Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtojnë të dielën e Larit

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë sot të dielën e Larit, që shënon hyrjen në javën e madhe të Pashkëve. Tre...

Pse u rrit intensiteti i luftimeve në Ukrainë?

Nga Mike Eckel Forcat ukrainase u përpoqën ta merrnin iniciativën në fushëbetejë në lokacione të shumta gjatë kohës së dimrit, derisa tentuan ta shmangnin një...

“U ringritëm nga hiri”, Berisha takim me shqiptarët në Itali: Të shpëtojmë Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e Italisë, u shpreh se opozita u ngrit nga hiri...

Parakalimet e rrezikshme te tuneli i Murrizit, “nami” me gjoba në 2 javë

Hapja për qarkullim e tunelit të Murrizit ka shtuar fluksin e lëvizjes drejt zonës së Dibrës, e bashkë me të edhe sjelljet e papërgjegjshme...

VIDEO/ Balluku nga Milano me mesazhe zemre dhe akuza për opozitën

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka nisur zyrtarisht turin e takimeve me shqiptarët në diasporë, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 11 majit. Stacioni i radhës...

Lajme të tjera

Web TV