Kush mund të përfitojë/Hyn në fuqi vendimi qeveria ndryshon skemën e kreditimit studentor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme kanë hyrë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme në skemën e kreditimit studentor. Në datën 4 prill 2025, Këshilli i Ministrave miratoi këto ndryshime në vendimin nr. 440, datë 19.7.2023, të titulluar “Për përcaktimin e skemës së kreditimit studentor”.

Këto ndryshime synojnë përmirësimin e kushteve dhe lehtësimin e procedurave për marrjen e kredive studentore, duke u ofruar mundësi më të mira studentëve, të cilët kanë nevojë për mbështetje financiare gjatë studimeve të tyre në arsimin e lartë. Ndryshimet kryesore në vendim përfshijnë disa fusha, duke nisur nga afati i aplikimit për kredi studentore te kriteret e financimi i kredive studentore me këste. Afati për aplikimin për kredi është ndryshuar.

Fjalët “brenda muajit janar” janë zëvendësuar me “përpara fillimit të vitit akademik”, duke u mundësuar kështu studentëve që të aplikojnë për kredi në një periudhë më fleksibël, e cila i përshtatet më mirë fillimit të çdo viti akademik.

Financimi i kredive studentore do të realizohet me këste, të paktën dy herë në vit. Kësti i parë do të paguhet pas konfirmimit nga institucioni i arsimit të lartë, që studenti ka frekuentuar procesin mësimor për vitin akademik përkatës. Këstet pasardhëse financohen vetëm pasi studenti të ketë shlyer tarifën vjetore të shkollimit dhe të ketë frekuentuar mësimin.

Shlyerja e kredive mund të bëhet jo më herët se koha e caktuar për përfundimin e studimeve, megjithatë, me kërkesën e studentit, mund të mundësohet edhe shlyerja përpara përfundimit të periudhës normale të studimeve, duke i dhënë më shumë mundësi fleksibiliteti studentëve.

Studentët që përfitojnë bursa, mbështetje financiare, apo ata që janë përjashtuar nga tarifat vjetore të shkollimit, nuk kanë të drejtë të aplikojnë për kredi studentore. Kjo masë është ndërmarrë për të shmangur dyfishimin e mbështetjes financiare dhe për të siguruar që ato që përfitojnë kredinë janë ata që kanë nevojë për të.

Lexo edhe :  SMS mashtruese në celular, rritet krimi kibernetik në vend, me përjashtim të Kukësit

Gjithashtu, studentët që ndjekin një program të dytë studimi nuk mund të aplikojnë për kredi studentore, për të shmangur mundësinë e përfitimit të dyfishtë. Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) është përgjegjëse për shqyrtimin e kërkesave të studentëve për kredi. Kërkesat do të shqyrtohen në përputhje me afatet e përcaktuara nga Bordi Drejtues i AKFAL, sipas kritereve që do të bëhen publike për çdo vit akademik.

Ky proces do të ofrojë një sistem më transparent dhe efikas për studentët. Afatet për shlyerjen e kredive janë përcaktuar me më shumë qartësi. Fjalët “brenda afatit të përcaktuar në pikën e mësipërme” janë zëvendësuar me “sipër afatit të përcaktuar me vendim të Bordit Drejtues”. Ky ndryshim i jep AKFAL-it më shumë fleksibilitet për përcaktimin e afateve të shlyerjes së kredive në vitet e ardhshme.

Sipas ndryshimeve, mbulimi i interesave të kredive studentore do të realizohet nga fonde buxhetore që do të akordohen nga ministria përgjegjëse për arsimin. Në këtë mënyrë, do të mundësohet që studentët të përfitojnë kredinë pa pasur barrë të rëndë për interesat, pasi ato do të mbulohen nga buxheti i shtetit. Shuma e fondeve për mbulimin e interesave të kredive studentore do të përllogaritet deri në 0.5% të shumës vjetore të grantit të mësimdhënies. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e sistemit të mbështetjes financiare për studentët.

NDRYSHIMET KRYESORE NË VENDIM PËRFSHIJNË:

Afati i aplikimit për kredi studentore

Financimi dhe shlyerja e kredive Kriteret për aplikimin për kredi studentore

Afatet e shqyrtimit të kërkesave Rregullimet për shlyerjen e kredive

Mbështetje financiare për interesat e kredive/   S,M

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV