Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën me videon e një bufi që ka ndarë në Facebook, lidhur me deklaratën e tij se duhet të mbajnë një debat publik.
Kujtojmë që një ditë më parë gjatë bashkëbisedimit live me ndjekësit, kryeministri iu përgjigj edhe një komentuesi lidhur me ftesën e Berishës për debat.
“Me cilën opozitë do të bëj debatin publik. Kam vite që e bëj debatin në publik në sy të të gjithëve. Për cilën opozitë e ke fjalën? Nuk e kuptoj këtë.”, tha Rama./ S,M