Londra ka humbur pozicionin e saj në listën e qyteteve me më shumë milionerë në botë, sugjeron një raport.
Kryeqyteti britanik ka humbur më shumë se 11,300 milionerë dhe dy miliarderë gjatë vitit të kaluar, një përqindje e ngjashme me numrin e atyre që po largohen nga Moska, sipas raportit vjetor të New World Wealth.
Raporti thotë se Londra e cila ka rënë në vendin e gjashtë në listë dhe Moska ishin dy qytetet e vetme që kanë më pak të pasur se 10 vjet më parë. Frankfurt dhe Roma kanë regjistruar rritjen më të madhe në numrin e të pasurve, me secilin qytet që ka shënuar një rritje prej 9% të milionerëve. Raporti ka zbuluar se në Londër jetonin 215,700 milionerë në vitin 2024, pasi shumë prej tyre u larguan nga vendi përpara se të hynin në fuqi rregullat më të ashpra tatimore.
Ndryshimet në sistemin tatimor të “non-dom” janë akuzuar për largimin e të pasurve nga Britania e Madhe. Të pasurit që lëvizin në vend tani kanë vetëm katër vjet deri sa të duhet të paguajnë taksa britanike për të ardhurat e tyre globale. Sipas rregullave të kaluara për “non-dom”, ata nuk duhej të paguanin taksa për paratë që fitonin jashtë vendit./k.k