Mundja shqiptare në majë të Evropës, Valiev merr të artën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mundësi i natyralizuar shqiptar, Chermen Valiev, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Mundjes, që po zhvillohet në Sllovaki.

Valiev, i cili garon në peshën 74kg të stilit të lirë, ka triumfuar ndaj rusit Zaurbek Sidakov në një ndeshje shumë të luftuar, duke siguruar titullin kampion të Europës me rezultatin 4-2.

Për rrugëtimin e tij drejt finales, Valiev ka dhënë një performancë të shkëlqyer. Në gjysmëfinale, ai mundi azerin Aghanazar Novruzov me një fitore të pastër 6-0, ndërsa në çerekfinale kaloi shumë lehtë Ramazan Ramazanov, me një rezultat 10-0.

Ky sukses ka vendosur Valievin në majën e mundjes europiane, duke e bërë atë një emër të njohur dhe duke sjellë krenari për Shqipërinë./E.T

Të fundit

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

E veshur me të kuqe, Dafina Zeqiri realizon setin fotografik të shtatzënisë

Këngëtarja shumë e njohur Dafina Zeqiri, me rastin e ditëlindjes së saj ka realizuar edhe fotosesionin dedikuar shtatzënisë ku shfaqet mahnitëse me barkun e...

Sa kushton të udhëtosh nëpër botë?

Një nga pyetjet më të njohura që bëhet është se sa kushton të udhëtosh nëpër botë. Kjo ishte edhe pyetja më e madhe, përpara...

Lajme të tjera

Web TV