Përplasja mes aktorëve të famshëm, reagon kolegu: Blake nuk u ankua gjatë xhirimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga aktorët e filmit “It Ends With Us”, Adam Mondschein, ka reaguar pas deklaratave të Blake Lively, e cila pretendoi se një skenë lindjeje ishte xhiruar në mënyrë të papërshtatshme dhe joprofesionale.

Lively shprehu pakënaqësi për faktin që një mik i regjisorit, Justin Baldoni, ishte përfshirë në një moment kaq intim, duke shtuar se ambienti ishte i parehatshëm dhe nuk ishin respektuar masat e zakonshme të mbrojtjes për aktorët.

Mondschein, i cili luante partnerin në skenë, reagoi përmes rrjeteve sociale duke mohuar çdo pretendim.

“Blake ishte e mbuluar plotësisht gjatë gjithë skenës. Ajo nuk shprehu asnjë shqetësim atë ditë, as gjatë e as pas xhirimeve,” u shpreh ai. Aktori shtoi se është i gatshëm të dëshmojë edhe në gjykatë nëse kërkohet.

Ky debat vjen në një kohë kur Blake Lively ka ngritur akuza serioze ndaj regjisorit Baldoni për ngacmim seksual dhe hakmarrje, ndërsa ai ka paraqitur një padi për shpifje dhe shantazh. Seanca gjyqësore pritet të mbahet në mars të vitit 2026./E/S

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV