Në një moment që tarifat e Presidentit amerikan, Donald Trump, kanë futur botën në kaos, ajo që për administratën e tij quhet Liberation Day, në fakt për gjithë të tjerët do të njihet si dita që ka shkaktuar problemet më të mëdha. Kaos, frikëra, pasiguri në tregje, të gjithë duke tentuar të bëjnë llogaritë e thjeshta matematikore se çfarë do të ndodhë në vijim.
Në listën e vendeve me tarifa është edhe Shqipëria, me 10%. Bursat që prej datës 2 prill kanë qenë në rënie të vazhdueshme. Po ashtu të gjitha komoditetet kryesore, sidomos ato në fushën e energjisë janë në rënie.
Eksperti për ekonominë, Igli Toal, analizoi në Top Talk Economy të gazetarit Anxhelo Haruni në Top Channel, pasojat e tarifave të Donald Trump, të cilat po bëhen më të theksuara me kalimin e ditëve. Tola deklaroi se çfarë po ndodh me kolapsin e bursave globale, teksa shtoi edhe se si duhet të veprojmë gjatë kësaj periudhe.
Sa preket Shqipëria nga këto tarifa?
Shqipëria ka humbur një avatazh shumë të madh, si Shqipëria dhe Kosova, për sa i përket marrëdhënieve tregtare me SHBA, gjë që nuk e kanë shfrytëzuar deri tani. Në dallim me vendet e tjera europiane që kemi tarifa më të ulëta, mund të na japi një avantazh konkurrues, por kjo do duhej të shoqërohej me një infrastrukturë prodhuese goxha të zhvilluar, që ky avantazh të shfrytëzohej.
Por ne vijojmë të kemi bilanc tregtar negativ, duke mos shtuar peshën e produkteve tona duke eksportuar në ato sektorë që kanë pak vlerë të shtuar, si rasti i fasonëve, shumë pak në kategoritë e produkteve bujqësore blegtorale. Duket si avantazh jo shumë i shfrytëzueshëm nga ana jonë.
Mund të shohim këtë fenomenin që Shqipëria të përdoret si vend i tretë, ku ndodh faturimi, për të shmangur barrierën tatimore për vende të tjera, por nuk e shoh si diçka përfituese. Mund të jetë përfituese vetëm për disa operatorë për të shmangur këto infrastrukturat fiskale, por nuk ka ndonjë benefit të madh.
Do jetë simptoma që ne do shohim së shpejti të shtuar, do shihet edhe në vendin tonë. Sapo po ktheheshim drejt normës atë inflacionin, do marrim një goditje të rëndë.
Rënia e bursave globale
Duke pasur parasysh që shkaku i të gjitha këtyre është një nismë tregtare, pra aplikimi i sanksioneve apo tarifave hyrëse të importit të të gjitha këtyre vendeve me tarifat respektive të përcaktuara nga administrata e Trump, në radhë të parë goditet ekonomia reale dhe më pas kuotat e kompanive në nivel global. Për t`u shqetësuar është fakti që në 12 vitet e ardhshëm të kemi një recension global, i cili do nisë në SHBA e më pas do zgjerohet në çdo ekonomi globale.
Më pas dhe GDP globale nga 1.3 do bjerë në 0.3, në prag stanjacioni. Impakti që do ketë, do jetë për çdo vend, edhe për Shqipërinë që mbase nuk ka treg financiar të zhvilluar, dhe që nuk kanë kuota apo kompani të listuara, në real ekonomia do të jetë në vështirë, se do cenohet konsumi, investimet, për të bërë një lëvizje të lirë kapitali, dhe kjo do sjellë vështirësi ekonomike për çdo aktor.
Na pret një krizë si ajo e vitit 2008?
Sot, për të bërë një krahasim me 2008, kemi një goditje të atyre niveleve, ndërsa për bursat aziatike kanë përjetuar goditjen më të madhe në historinë e tyre. Në Europë ka qenë më e zbutur. Një zgjatje e kësaj krize, do ta bënte më të vështirë situatën. Kjo që po ndërmerr SHBA, dhe përgjigjet që do japin vendet e tjera, është një situatë e përkohshme, që të nxisë vendet të ulen në bisedime për negociata, apo do të jetë një situatë që do të vijojë.
Këtë nuk e dimë. Skenari më pesimist është ai i izolimit, kalimit nga një ekonomi globale në një ekonomi vetëmjaftueshmërie. Po kthehemi vite pas në këto kushte, përpara hapjes së tregjeve. Do kemi një shtrenjtim të konsiderueshëm të shërbimeve. Sepse do të vështirësohet lëvizja e mallrave. Do ketë problematika në investime, me import eksportet e shumë dëmtime të tjera. Askush nuk do të fitojë në vlera neto.
Nisur nga index-i i naftës, por dhe të gjitha çmimeve të komoditeteve, që nga gazi natyror etj. që janë në rënie, valvulat e naftënxjerrësve nuk mund të ndërpriten menjëherë pa ditur se ç`do të ndodhë, kështu që a mundet që për një periudhë qoftë dhe afat shkurtër të shohim një ulje të çmimit të energjisë?
Patjetër, jemi në kushtet që të themi që çmimi i fuçisë së karburantit ka rënë me 10 dollarë në raport me periudhën para nisjes së këtyre sanksioneve. Kjo do sjellë një zbutje të çmimit të hidrokarbureve por mund të jetë një përfitim afatshkurtër, por që në afatgjatë nuk është aq fitimprurëse.
Kostot e transportit në Europë
Me këto variable që kemi, për sa kohë SHBA po blindohet, do krijojë mundësi për kanale të reja furnizimi, psh mes Kinës, pra Azisë, dhe Europës, ku përfshihet dhe Shqipëria. BE ka vuajtur dhe vuan nga sindroma e mosvendimmarrjes. Asksush në thelb nuk ka vendimmarrje unanime mes ministrave europianë sepse mes shteteve ka konjutura dhe interesa në raport me Unionin.
Do ketë automjete më të shtrenjta në Europë?
Po patjetër, në këtë treg po përjetojmë një moment sanksionesh, sidomos për makinat elektrike kineze. U eksperimentuan politikat e tarifave. Hyrja e automjeteve kineze nuk pati më atë bumin e mëparshëm./ S,M