Si u kthye Berisha në një Dule dhe PD në një PBDNJ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Kujdesi i Dora Bakojanis dhe lobit të saj familjar që drejton sot Demokracinë e re për të llastuar Sali Berishën, kërcet më shumë se ç’duhet.

Duket qartë se që nga zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, lobi që sot ka në drejtim Athinën, po e përdor Sali Berishën si një Bollano apo Dule. Përkatësisht një kukull politike që nuk lëviz dot, pasi telat i luan dikush tjetër.

Në logjikë nuk se ka ndonjë të re, por në të shkuarën e kanë bërë aktorë minorë e jo një drejtues i opozitës kryesore, aq më pak ish-president e ish-kryeministër.

Sali Berisha është një politikan që ka pasur marrëdhënie klienteliste me Athinën, që nga fillimet e tij, por sidomos në 2005-n, kur ju dha konçensione për tu rikthyer në pushtet.

Dihen tashmë hapur paktet me Nicholas Gage për t’ja dhënë Himarën PBDNJ-së me Vasil Bollanon e më pas më radhe pakti për varrezat e ushtarëve grekë apo për dhënien e detit.

Megjithatë, kur një forcë politike ka një qasje të caktuar kundrejt një faktori rajonal apo edhe ndërkombëtar, kjo hyn në një aleancë politike. Aleancë që është qartësisht e njohur tashmë, ndërkohë që Edi Rama ka një aleancë strategjike me Turqinë e Erdoganit.

Kjo aleancë ka mbizotëruar politikën shqiptaret që prej 2013-s. Sali Berisha nuk është lodhur së mbrojturi paktin e tij të detit, duke sulmuar fort politikisht Erdoganin e Ankaranë, njësoj siç e bën Athina dhe politikanët e saj.

Nuk ka dilemë, e në fund të fundit është normale që të kemi rreshtime politike aleancash, që vijnë në bazë të referencave apo interesave.

Opozita shqiptare, pra PD dhe LSI, ka qenë e preferuara e Athinës që në 2013-n. Ilir Meta u thirr në Greqi në kulmin e përplasjes së Ramës me qeverinë greke dhe u dekorua atje si një demonstrim diversioni. Ndërkohë që Ilir Meta më pas dekoroi ambasadoren greke po si shenjë demonstrative politike.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama: Me mua dhe PS-në të bashkuar drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE

Por që prej zgjedhjeve lokale, nuk kemi të bëjmë më me këtë raport. Pasi PD nuk është një forcë politike aleate e Athinës, por është një satelit, një kukull që edhe sytë, edhe duart, edhe këmbët i lëviz sipas telave që drejtohen nga lart.

Por kush i lëviz ato tela? Athina politike? Natyrisht jo gjithmonë ajo, pasi kemi të bëjmë me një kancelari shumë serioze për të bërë vetëm një lëvizje.

Berisha është kthyer në një Vangjel Dule në ditën më të mirë dhe PD, në një PBDNJ që vendos për deputet në qarkun Vlorë përfaqësues sillogjesh./k.k

Të fundit

“ÇMENDET” EKONOMIA SHQIPTARE/ Çmime më të larta ushqimesh, gërryerje e fuqisë blerëse

Paga mesatare në vend është rritur me ritme te shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar...

Shqipëria po përgjysmohet, ndryshime drastike në rang global

Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie...

Rama: Hapim një tjetër grupkapitujsh të negociatave të anëtarësimit me BE-në

Këtë të hënë më 14 prill do të hapet një tjetër grup kapitujsh të negociatave me BE. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook,...

Trump paralajmëron tarifa të reja?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se "askush nuk po largohet nga grepi për bilancet e padrejta tregtare", duke sugjeruar se mund të...

Rama mund Berishën “online”/ Audience 10-fish më e lartë

Të dy në Itali, të dy drejtpërsëdrejti në rrjete sociale, në të njëjtën orë, por jo me të njëjtën audiencë… Shifrat që shihni në ekran...

Lajme të tjera

Web TV