Si u kthye Berisha në një Dule dhe PD në një PBDNJ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli Pata

Kujdesi i Dora Bakojanis dhe lobit të saj familjar që drejton sot Demokracinë e re për të llastuar Sali Berishën, kërcet më shumë se ç’duhet.

Duket qartë se që nga zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, lobi që sot ka në drejtim Athinën, po e përdor Sali Berishën si një Bollano apo Dule. Përkatësisht një kukull politike që nuk lëviz dot, pasi telat i luan dikush tjetër.

Në logjikë nuk se ka ndonjë të re, por në të shkuarën e kanë bërë aktorë minorë e jo një drejtues i opozitës kryesore, aq më pak ish-president e ish-kryeministër.

Sali Berisha është një politikan që ka pasur marrëdhënie klienteliste me Athinën, që nga fillimet e tij, por sidomos në 2005-n, kur ju dha konçensione për tu rikthyer në pushtet.

Dihen tashmë hapur paktet me Nicholas Gage për t’ja dhënë Himarën PBDNJ-së me Vasil Bollanon e më pas më radhe pakti për varrezat e ushtarëve grekë apo për dhënien e detit.

Megjithatë, kur një forcë politike ka një qasje të caktuar kundrejt një faktori rajonal apo edhe ndërkombëtar, kjo hyn në një aleancë politike. Aleancë që është qartësisht e njohur tashmë, ndërkohë që Edi Rama ka një aleancë strategjike me Turqinë e Erdoganit.

Kjo aleancë ka mbizotëruar politikën shqiptaret që prej 2013-s. Sali Berisha nuk është lodhur së mbrojturi paktin e tij të detit, duke sulmuar fort politikisht Erdoganin e Ankaranë, njësoj siç e bën Athina dhe politikanët e saj.

Nuk ka dilemë, e në fund të fundit është normale që të kemi rreshtime politike aleancash, që vijnë në bazë të referencave apo interesave.

Opozita shqiptare, pra PD dhe LSI, ka qenë e preferuara e Athinës që në 2013-n. Ilir Meta u thirr në Greqi në kulmin e përplasjes së Ramës me qeverinë greke dhe u dekorua atje si një demonstrim diversioni. Ndërkohë që Ilir Meta më pas dekoroi ambasadoren greke po si shenjë demonstrative politike.

Lexo edhe :  Qeveria e Albinit me kripë të huaj, pa shije vendi

Por që prej zgjedhjeve lokale, nuk kemi të bëjmë më me këtë raport. Pasi PD nuk është një forcë politike aleate e Athinës, por është një satelit, një kukull që edhe sytë, edhe duart, edhe këmbët i lëviz sipas telave që drejtohen nga lart.

Por kush i lëviz ato tela? Athina politike? Natyrisht jo gjithmonë ajo, pasi kemi të bëjmë me një kancelari shumë serioze për të bërë vetëm një lëvizje.

Berisha është kthyer në një Vangjel Dule në ditën më të mirë dhe PD, në një PBDNJ që vendos për deputet në qarkun Vlorë përfaqësues sillogjesh./e.t

Të fundit

Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë dhe organizmit në pesë ditë

Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm. Ajo shërben si baza e çdo procesi të...

Rama batuta me vajzat: Fuqinë përdoreni për djemtë e lëkundur, kush voton kënetën lëreni

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me vajzat që votojnë për herë të parë, duke i kërkuar atyre që të përdorin fuqinë tërheqëse...

Çfarë problemesh kanë qytetarët e Tiranës para 11 majit?

Barometri Euronews-Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda...

Video/ Panik në oqean: Një kroçiere me turistë goditet nga dallgët gjigante

Një kroçiere ekspedite, Ocean Explorer, kaloi Ngushticën e rrezikshme të Drake-ut dhe u godit nga dallgë deri në 12 metra të larta, duke shkaktuar...

Donald Trump sulmon sërish Harvardin: Pedagogë idiotë, u mësojnë studentëve dështimin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër sulm të ashpër ndaj Universitetit të Harvardit, duke e cilësuar atë si një...

Lajme të tjera

Web TV