Situata në burgje/ Berisha: S’ka 28 vjeçarë që vdesin për shkaqe natyrale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha prezantoi sot planin e koalicionit që drejton “Shqipëria Madhështore” lidhur me rendin dhe sigurinë. Berisha gjatë fjalës së tij u ndal dhe te situata në burgjet shqiptare të cilën e krahasoi me epokën staliniste gjatë diktaturës. Më tej bëri me faj për këtë gjendje edhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.

Berisha thotë se vdekjet nëpër burgje nuk ndodhin për shkaqe natyrale, duke marrë rastin e disa të rinjve që kanë humbur jetën në ambientet e burgimit. Për kryedemokratin institucionet fshehin se ç’ndodh me ta, pasi nuk mund të ketë vdekje natyrale për një 28-vjeçar.

Sakaq, Berisha foli edhe për keq-qeverisjen Rama që ka larguar nga vendi më shumë se çdo pushtim i mëparshëm përfshi edhe atë serb sipas tij.

Berisha: Do dalin para ligjit të gjithë ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, si dhe të korruptuarit, është luftë për ekzistencën e Shqipërisë, jo për karrige. Edi Rama kërkon një mandat të katërt. Pasi në 12 vite të qeverisjes së tij janë larguar më shumë shqiptarë se nga gjitha pushtimet përfshi edhe ai serb. Nuk ka larguar pushtimin serb nga Kosova sa largoi ky nga Shqipëria në 12 vite, një reformë tërësore në program do ndërmerret. Të gjithë subjektet e padrejtësive do merrni vendin që meritoni. Ju u ndëshkuat se u përballët me krimin, për të hapur rrugën krimit.

Do mbetet dita e zezë kur një vagabond si Tahiri shpalli shkrirjen e policisë kriminale pasi kapi prindërit e tij duke bërë kontrabandë. I hapi rrugë krimit. Ky ishte fillimi i Edi Ramës. Hapi portat për krimin dhe trafiqet. E drejta për ju do rivendoset. Duhet të jeni krenar për detyrat që keni kryer. Gjykatësit dhe prokurorët që u përballën u larguan me vetting gjueti shtrigash. Këto do marrin fund. Besoj plotësisht tek ju, te burra dhe gratë në institucionet. Që kanë vullnet, jashtë çdo ndërhyrje në ligjin.

Lexo edhe :  Anija “Libra” niset nga Brindisi me 40 emigrantë në bord, do të vendosen në Gjadër

Të rikthejmë respektin e plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarëve. Burgjet janë në shumë aspekte tejkalojnë kohën staliniste. Isha në Këshillin e Evropës. Nuk ka vdekje natyrale për 28 vjeçarë, janë fshehje në këto institucionet. Vetë Ulusiu merret me akte të ulëta, provokime pa koncept për dinjitetin njerëzor. Ju siguroj se transformim rrënjësor do ndodhë në fushën e rendit dhe sigurisë./E.S

Të fundit

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Tri gabimet e Anjshtanjit që sollën përparimin e shkencës

Albert Ajnshtajni është i njohur në mbarë botën si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai është babai i teorisë...

Lajme të tjera

Web TV