“Tom Doshi bllokon Këshillin e Shkodrës, PSD bashkohet me PD pas shkarkimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltarët e PSD-së së Tom Doshit braktisën një ditë më parë mbledhjen e këshillit bashkiak. Aksionit të tyre politik iu bashkuan dhe këshilltarët e PD-së së Berishës. Kjo braktisje e mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga PSD duke lënë të vetëm të majtët, vjen pas disa shkarkimeve të drejtorëve rajonal të PSD në qarkun Shkodër, përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Dy përfaqësues të PSD-së, Gjek Sokoli dhe Rezarta Pode, janë larguar nga pozicionet e tyre drejtuese në institucione shtetërore në muajin mars.

Gjek Sokoli, i cili mbante postin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), si dhe Rezarta Pode, drejtoreshë e kompanisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard” për Shkodrën.

Këto largime në nisje të fushatës kanë nxitur spekulime mbi një prishje të mundshme të bashkëpunimit mes PS-së dhe PSD-së.  Zëra pranë PSD thonë se kjo vjen si një formë hakmarrjeje politike, nga i deleguari i PS Shkodër, kryebashkiaku Beci. Perveç dy drejtuesve mesohet se ka patur edhe largime të tjera në poste më të ulëta të përfaqësuesve PSD.

Anëtarët e PS e cilësuan si të papranueshme sjelljen e kolegëve të PSD dhe PD, duke thënë se ata në fakt nuk braktisën mbledhjen e këshillit, por qytetarët shkodranë që iu kanë dhënë votën. Ata kërkuan kthimin e anëtareve të PSD, duke thënë se projektvendimet prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Partia Socialiste ka 18 këshilltarë nga 51 që janë në total në ‘Parlamentin e Shkodrës’, ndërsa ndërsa socialdemokratët kanë 11 këshilltarë. PD e Berishës 12 këshillarë dhe 5 janë të Bashës.  Me bashkimin e votave të PD dhe PSD, kryebashkiaku Benet Beci me socialistët  nuk vendos dot i vetëm për të kaluar projekt vendimet në këshill./   S,M

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV