U gropos i fshehur në kuti purosh, zbulohet thesari i zhdukur që nga koha e nazizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një koleksion i jashtëzakonshëm monedhash është zbuluar pas më shumë se 50 vitesh i varrosur nën tokë dhe pritet të dalë në ankand për mbi 100 milionë dollarë. I njohur si “Koleksioni i Udhëtarit”, ai u krijua gjatë pasojave të rënda të krizës së bursës së vitit 1929, nga një koleksionist evropian dhe bashkëshortja e tij.

Çifti nisi një udhëtim përmes Europës dhe Amerikës, duke mbledhur monedha të vjetra dhe moderne nga 100 territore të ndryshme të globit. Ata mbajtën një dokumentim të detajuar të çdo blerjeje, duke krijuar kështu një arkiv të pasur historik.

Me fuqizimin e nazizmit në Evropë, ata vendosën të fshehin thesarin e tyre. Monedhat u paketuan me kujdes në kuti purosh, të cilat më pas u vendosën në kuti alumini dhe u groposën, ku qëndruan të paprekura për dekada.

U gropos i fshehur në kuti purosh, zbulohet thesari i zhdukur që nga

Sipas ekspertëve, koleksioni përfshin monedha nga të gjitha rajonet e botës, shumë prej tyre të rralla dhe në gjendje perfekte, shkruan A2. Shumë lloje nuk janë parë kurrë më parë në ankande publike.

David Guest, drejtor i “David Guest Numismatics”, u shpreh: “Mbeta pa frymë kur po shikoja këto monedha. Disa prej tyre nuk janë parë në treg për më shumë se 80 vjet – disa as që dihej se ekzistonin”./e.t

Të fundit

Turistët në Vlorë! Rritja e temperaturave shton vizitorët edhe në Sazan e Karaburun

Temperaturat u rritën këtë fundjavë dhe në Vlorë gjejmë shumë turistë të huaj që bashkë me detin e atraksionet...

Rikthehen reshjet e shiut këtë të hënë! Ja si parashikohet të nis java

Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të jetë me reshje të pakta...

Zegjine Çaushi sfidon Bardhin nga Milano: Gazment, dridhu në baltën tënde

Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, ka zhvilluar një takim entuziast me komunitetin shqiptar në Milano, në kuadër të fushatës...

1.3 mld euro pagesa, rritet përdorimi i monedhës edhe në transaksionet në vlera të mëdha

Një euro e paqëndrueshme nuk i ka penguar as pagesat me shuma të mëdha në këtë valutë. Transaksionet në euro të kryera për 3 muajt...

Partia Mundësia hap zyrtarisht fushatën, Shehaj: Korrupsioni problemi kryesor në vend

Para mbështetësve të tij, nga Pallati i Kongreseve Agron Shehaj, në fjalën e tij, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e vuri theksin tek...

Lajme të tjera

Web TV