U gropos i fshehur në kuti purosh, zbulohet thesari i zhdukur që nga koha e nazizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një koleksion i jashtëzakonshëm monedhash është zbuluar pas më shumë se 50 vitesh i varrosur nën tokë dhe pritet të dalë në ankand për mbi 100 milionë dollarë. I njohur si ‘Koleksioni i Udhëtarit’, ai u krijua gjatë pasojave të rënda të krizës së bursës së vitit 1929, nga një koleksionist evropian dhe bashkëshortja e tij.

Çifti nisi një udhëtim përmes Europës dhe Amerikës, duke mbledhur monedha të vjetra dhe moderne nga 100 territore të ndryshme të globit. Ata mbajtën një dokumentim të detajuar të çdo blerjeje, duke krijuar kështu një arkiv të pasur historik.

Me fuqizimin e nazizmit në Evropë, ata vendosën të fshehin thesarin e tyre. Monedhat u paketuan me kujdes në kuti purosh, të cilat më pas u vendosën në kuti alumini dhe u groposën, ku qëndruan të paprekura për dekada.

U gropos i fshehur në kuti purosh, zbulohet thesari i zhdukur që nga

Sipas ekspertëve, koleksioni përfshin monedha nga të gjitha rajonet e botës, shumë prej tyre të rralla dhe në gjendje perfekte. Shumë lloje nuk janë parë kurrë më parë në ankande publike.

David Guest, drejtor i ‘David Guest Numismatics’, u shpreh: ‘Mbeta pa frymë kur po shikoja këto monedha. Disa prej tyre nuk janë parë në treg për më shumë se 80 vjet – disa as që dihej se ekzistonin’./k.k

Image

Të fundit

Humbi foshnjën që do të sillte në jetë me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj prek me rrëfimin

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj, e cila ka një vajzë me ish-bashkëshortin e saj, Viktorian, ka zbuluar se ka...

Edhe pse të divorcuar, veprimi i Angelina Jolie po e shkatërron Brad Pitt

Beteja e gjatë e Brad Pitt dhe Angelina Jolie për kujdestarinë e fëmijëve ka marrë një kthesë shqetësuese për aktorin. Ylli i Hollivudit thuhet se...

“Black-out” total/Spanja, Franca dhe Portugalia zhyten në terr, kaos në rrugë e aeroporte

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike prek të gjithë Spanjën: Red Elétrica aktivizon një plan emergjence për rivendosjen e energjisë elektrike. Fuqia ka rënë në...

Kush po e “ringre” PD nga gremina?

Nga ARTUR  AJAZI Një parti që ka mbi 12 vjet që ka ikur nga pushteti me mbi 1 milion vota, një parti që sa ishte...

“Plani ynë i pensioneve ofron më shumë”/ Rama: Ata që bëjnë premtime s’kanë gjë në dorë

Kryeministri Rama në një takim me qytetarët në zonën e Shkozës, u ndal tek skema e pensioneve. Rama tha se plani i qeverisë për...

Lajme të tjera

Web TV