Vaksina është e vetmja mburojë e sigurt dhe efektive për të parandaluar përhapjen e fruthit dhe për të mbrojtur jo vetëm fëmijët tanë, por edhe komunitetin. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë për rëndësinë e kryerjes së vaksinës kundër fruthit, një sëmundje ngjitëse që mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve. Doktoreshë Rovena Daja, bën thirrje prindërve që mos të besojnë teoritë konspirative, por t’u bëjnë fëmijëve vaksinën, pasi fruthi është një sëmundje ngjitëse e cila mund të çojë deri në vdekje.
“Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse. Nevojitet një mbulesë vaskinale mbi 95% për të evituar shpërthimet nga fruthi. Rastet e fruthit jo vetën në Shqipëri por edhe Europë lidhen me rënien e mbulesës vaksinale. Prindërit hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre për shkak të teorive të autizmit. Por kjo është një teori e gabuar, nga studimet e kryera në të gjithë botën kanë rënë poshtë. Vaksina është e sigurt, nuk shkakton autizëm dhe shumë efektive. Vaksoinomi fëmijët tuaja sepse, fruthi është sëmundje ngjitëse, mund të japi enfecefaliti, pneonomi dhe deri në humbje jete. Vaksina bëhet në dy doza: në moshën 1 vjeç dhe në moshën 5 vjeç. Vaksinoni fëmijët tuaj duke besuar”, tha mjekja Rovena Daja.
Shpërthimet e fruthit në disa vende të Europës kanë ngritur alarmin për autoritetet shëndetësore, ndërsa raste janë regjistruar edhe në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik deri më tani ka konfirmuar 12 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje infektive në periudhën janar-mars./ S,M