Deklaroi se RTSH duhet të mbyllet/ Sindikata: Agron Shehaj shkeli vijën e kuqe me media

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Mundësia ka deklaruar dje në një video të shpërndarë në rrjetet e tij sociale se RTSH duhet të mbyllet pasi nuk e sheh askush dhe shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat e qytetarëve.

Sindikata e Radio Televizionit Shqiptar ka reaguar duke thënë se Shehaj ka shkelur vijën e kuqe me median.

“Një televizion publik që nuk e shikon askush, nuk e ndjek askush, dhe nuk ka asnjë ndikim real,shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat tuaja. Vetëm një shembull nga shumë të tjerë. Kështu i kursej unë Shqipërisë 1 miliard euro në vit, duke ndalur abuzimin, jo shërbimin;duke larguar parazitët, jo mësuesit e mjekët”, tha Shehaj ditën e djeshme.

Sindikata e RTSH-së kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqiperi.
Po ashtu kërkon tërheqjen e kandidatit Agron Shehaj nga deklaratat kërcënuese për 1046 punonjës të RTSH në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve.

Sidikata kërkon gjithashtu nga Agron Shehaj ndjesë publike, në rast të kundërt do dyshojnë për qëllime personale të tij duke sulmuar RTSH.

Reagimi i plotë i Sindikatës së RTSH-së:

Agron Shehaj E SHKELI VIJËN E KUQE ME MEDIAN

SINDIKATA E RADIO TELEVIZIOINIT SHQIPTAR shpreh indinjatën për përdorimin politik e elektoral, të medias Publike, nga një prej kandidatëve në zgjedhjet Parlamentare.

Propozimi i tij për të larguar nga puna me qindra punonjës, secili i vlerësuar në profesionin e vet, është kalimi i vijës së kuqe dhe cënim i Lirisë së Medias në Shqipëri.

Z. Agron Shehaj nuk mund ta çojë as në mend që të krahasojë median publike me atë private. Misioni i tyre është komerçial, ndërsa i RTSH Radio Televizioni Shqiptar udhëhiqet nga përfaqësimi i të gjitha kategorive sociale në vend.

Lexo edhe :  Mosvaksinimi solli shpërthimin e fruthit! Kontrolle në çerdhe e kopshte private

Deklaratat e z. Agron Shehaj për nivelin e profesionalizmit të RTSh nuk mund të bëhen nga kafeneja apo zyra elektorale e partive.

Qëllimi i tij, dukshëm populizëm për të mbledhur vota nuk i shërben lirisë së medias.

Sindikata Rtsh kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqiperi .

Kërkojmë tërheqjen e kandidatit z. Agron Shehaj nga deklaratat kërcënuese për 1046 punonjës të RTSh në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve.

Kërkojmë nga z. Agron Shehaj ndjesë publike, në rast të kundërt dyshojmë për qëllime personale të tij duke sulmuar RTSH.

Deklaratë e përbashkët e qindra punonjësve!

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV