Egli flet për takimin me Olsin: Ishte surprizë e bukur, nuk ishim parë që dy vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Loredana Brati ka komentuar me Egli Takon surprizën që iu bë në spektaklin e së martës.

Pas rrëfimit për linjën e jetës, asaj i erdhi në takim ish-partneri i saj Olsi Bylyku, me të cilin ka qenë bashkë për pesë vite.

Ndërsa po flisnin, Egli tha se ishte një befasi e bukur por që nuk e ka pritur kurrë të ndodhte.

“Një surprizë e bukur por një gjë që nuk e prisja fare, kur them jo fare se me të vërtetë të dy në Tiranë por që prej dy vitesh që jemi ndarë nuk na ka rastisur kurrë që të shikohemi në asnjë vend bashkë”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Ishte shumë, nuk e prisja fare fare në mënyrë absolute të ndodhte kurrë, por që najs”.

Konkurrentja ndër tjerash shtoi: “Vëllai i Madh është plot surpriza”.

Megjithatë, ky takim i tyre nuk u prit mirë nga Gjesti, i cili ka një raport të veçantë me Eglin./   S,M

Të fundit

Lapaj: Këto nuk janë thjesht zgjedhje për pushtet, është referendum

Kreu i Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka zhvilluar ditën e sotme takim nga zona e ‘Ali Demit’ në Tiranë. Lapaj...

Johnny Depp nuk njihet, aktori i famshëm rikthehet në Hollywood me një rol ndryshe

Johnny Depp është rikthyer fuqishëm në Hollywood dhe fotoja e parë nga filmi i ri në të cilin luan, me titull “Day Drinker”, po bën bujë. Aktori i...

Rama batuta me gazetaren nga Konferencë në Luksemburg: Mos po më pyet me Chat GPT belg?

Nga konferenca në Luksemburg, nuk munguan as batutatë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve. Ai hodhi batuta me një gazetare, e cila iu shpreh se e...

Dyshohet se vrau partneren në Gjermani, vetëdorëzohet shqiptari

Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, partneri i saj 47-vjeçar, shqiptar i Kosovës, është arrestuar dhe do të paraqitet para...

Berisha nga Durrësi: Ka dy ditë që nuk fle dhe i vë nofka gjigandit LaCivita-s

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin elektoral në Durrës. Berisha ka thënë se Rama, sipas tij ka disa ditë pa gjumë...

Lajme të tjera

Web TV