Sipas raportit që ka nxjerrë INSTAT është parë që gjatë muajit Mars ka pasur një rritje të çmimeve. Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi në studion e “Aldo Morning Show” në Tv Klan tha se rritje më të madhe ka pasur tek produktet bujqësore dhe ato blegtorale.
Mes batutash ekspertja tregoi “realitetin e hidhur”, kur tha “nëse më parë bullizoheshe sepse haje buke me djathë, sot konsiderohet si luks”.
Romina Radonshiqi u ndal gjithashtu edhe tek cilësia e ushqimeve, kur morri si shembull mishin e pulës me salmonelë. Sipas saj shqiptarët paguajnë çmime të kripura për produkte që nuk plotësojnë standardet ndërkombëtare.
Romina Radonshiqi: Një tjetër problem është që ne nuk po hamë fare shëndetshëm dhe se konsumi i tepër që kemi bërë me mishin e pulës mund të na sjellë probleme në të ardhmen, se tani ne ndoshta nuk i ndjejmë.
Ka një problem që konsumatorët shqiptarë së pari nuk janë të edukuar dhe e them këtë së pari sepse në momentin që dinë që kanë konsumuar mishin e pulës me probleme, duhet të ngrihen të gjithë në protestë, ndërkohë që këtu nuk ngrihen. As nuk protestojmë, e as nuk ankohemi në institucionet përkatëse.
Aldo: Çfarë ka ndodhur që është rritur çmimi i djathit, qumështit apo vezëve? 4% thotë INSTAT.
Romina Radonshiqi: Kemi një problem në Shqipëri që në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë nuk ka një prodhim të lartë dhe ne importojmë. Në momentin që ne importojmë, është dhe vetë imazhi i baxhove që kanë këtu në Shqipëri, që ndikon. Në momentin që ajo del në treg, del me një çmim më të lartë dhe në fund pesha rëndon mbi konsumatorët shqiptarë.
Në ditët e sotme të konsumosh djathë është luks. Ndërkohë që më parë të haje bukë me djathë deri diku edhe mund të bullizohej një individ, që ti nuk ke para. Në këtë kohë të konsumosh djathë quhesh një familje me të ardhura mesatare./ S,M