Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë.

2 forcat politike vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare po u rreshtojnë qytetarëve shqiptarë programet e tyre ekonomike për 4 vitet e ardhshme, nëse do të vendosen në krye të qeverisë.

Pagat dhe pensionet vazhdojnë të jenë çelësi kryesor edhe në këto zgjedhje  për partitë që kandidojnë. PS sugjeron një pagë minimale 500 euro dhe mesatare 1200 euro, PD e rrit deri në 1500 euro.

Ndërsa dakordësohen për një pension minimal 200 euro, teksa ai mesatar premtohet më i lartë nga PD. Por për një skemë pensionesh deficitare sa të realizueshme janë këto premtime.?

Të dyja partitë ndalen tek bizneset teksa u premtojnë lehtësira dhe paqe fiskale. Teksa për PS regjimi për biznesin e vogël dhe të madh do të vijoj në taksa 0-15%, kreu I PD premtoi një rikthim të taksës së sheshtë në 10% dhe zbritje të TVSH në 15%.(grafik)

Ndërsa të dyja bashkohen në një pikë, atë të reduktimit të inspektimeve për bizneset.

Më pak konkrete janë për sektorët e tjerë më në nevojë, teksa ndër premtime kryesore partitë rreshtojnë rritjen e buxhetit për bujqësinë dhe shëndetësinë, uljen e çmimit të energjisë por dhe ujë 24 orë.

Nëse këto premtime do të arrihen të realizohen, sipas ekspertëve programet ekonomike të partive duhet të orientohen më shumë drejt mbështetjes së shtresave në nevojë sesa iniciativave të reja./k.k

Të fundit

Goditi me grusht Gjestin, Jozi del nga komisariati

Pas incidentit të rëndë që u shënua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku gjatë transmetimit live të...

Bonusi opozitar i radhës për Edi Ramën

Nga Preç Zogaj Ai u premtoi demokratëve një parti më të madhe e më të bashkuar. Sot PD e drejtuar prej tij është më e...

“Frutat dhe perimet me pesticide dhe mishi me salmonelë”/ Çfarë po konsumojmë?

A.Ç., prej disa ditësh gjendet i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, për shkak të helmimit nga ushqimi nga bakteri i salmonelës. I moshuari...

300 sëmundje janë të kurueshme që para lindjes

Identifikohen 300 sëmundje gjenetike të kurueshme që para lindjes ose në ditët e para të ardhjes në jetë. Diagnostikimi bëhet i mundur falë testeve...

Vota e shqiptarit jashtë, si leku që zhvlerëson euron në kurrizin tonë!

Nga Artan Fuga Përherë ka pasur një mekanizëm për t'i përçudnuar zgjedhjet për në Kuvend. Ose ka ndodhur diçka që e ka tërhequr vëmendjen gjetiu...

Lajme të tjera

Web TV