Mbërrin në Portin e Durrësit anija e parë muze ‘Art Explora’, qëndron deri më 12 Prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbërrin në Portin e Durrësit anija e parë muze në botë “Art Explora”, e cila ofron festivalin shëtitës që lundron nëpër dete dhe oqeane në bordin e anijes së parë muze në botë, duke sjellë përvoja kulturore dhe artistike inovative, pa pagesë.

Festivali zhvillohet në bordin e anijes muze që është akostuar në Portin e Durrësit si edhe ne pavijonet e ekspozitave në skelë.

Nga pranvera 2024 kjo anije ka nisur një udhëtim që do të ndalet në 15 vende të Mesdheut deri në vitin 2027, që janë djep i qytetërimeve të mëdha dhe ndërthurjes së kulturave, duke ndërlidhur artistë, kuratorë ekspozitash, organizata të kulturës, edukimit dhe OJF që të gjithë së bashku do të përfytyrojnë një vizion të ri të Mesdheut.

“Porti i Durrësit me të vërtetë që ka për tu shndërruar në këto 12 ditë në fakt nga data 10 Prill deri në datën 21 Prill, porti do të shndërrohet në një arenë artistike që i mirëpret njerëzit në ekspozitat digjitale, qoftë dhe të ambientit që ka shumë hapësira të vogla, pavione që kanë atë lezetin e tyre që shijohen në çfarë do lloj momenti dhe mbi të gjitha ajo që është më e rëdnësishja duhet të shijohen nga çfarë do lloj moshe, ku ka ëorshope me artist vendas dhe të huaj.”-është shprehur Konstadin Feshti, zëdhënësi festivalit.

Pas gjashtë ndalesash në vitin 2024, Festivali Art Explora kreu ndalesën e parë për vitin 2025 në Durrës ku do të qëndrojë nga data 10 deri në 21 prill.

Plotësisht falas, fetivali do të zhvillohet në bordin e anijes së parë muze në botë si edhe në pavijonet e ekspozitave në kalatë. Programi i aktiviteteve të festivalit do të kombinojë ekspozita, eksperienca të realitetit virtual, konferenca, shfaqje filmash, instalacione të ndryshme, lexime poezish, koncerte, me ture të përshtatura për të gjithë llojet e publikut, përfshirë nxënësit dhe shoqatat.

Lexo edhe :  Ndërhyrje e avancuar kirurgjikale në mushkëri në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Aktivitetet përgjatë 10 ditëve do të ndalen në Durrës dhe në Tiranë, një pjesë e të cilave në anijen muze dhe në pavijonet e ekspozitave./e.t

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 28 prill 2025

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar...

100 ditët e para të Trump si president përmbushin pritshmëritë e shumicës së amerikanëve

Aktiviteti i Donald Trump si president i SHBA-së në 100 ditët e tij të para në detyrë përmbush pritshmëritë e shtatë në dhjetë amerikanë,...

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes këtij të fundit me Xhenetën. E...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Lajme të tjera

Web TV