Media britanike jehonë ishullit të Sazanit: Një parajsë për adhuruesit e natyrës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E përditshmja britanike “Express” i ka kushtuar një artikull ishullit të Sazanit, duke e cilësuar një parajsë për adhuruesit e natyrës. por edhe një ishull plot mistere.

Vitet e fundit, Shqipëria ka fituar popullaritet si një nga destinacionet e preferuar për pushime, falë plazheve dhe peizazheve të saj mahnitëse, por një ishull i pazakontë është kthyer në trend për një arsye tjetër.

Ishulli i Sazanit mbetet një nga destinacionet më misterioze dhe më pak të njohura të Europës. Pavarësisht bukurisë së tij magjepsëse, ishulli 5,7 kilometra katrorë, ka qenë prej kohësh i ndaluar për vizitorët, për shkak të së kaluarës së tij të errët ushtarake.

Dikur një bazë strategjike e nëndetëseve për Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, tani ishulli është shndërruar në një zonë me interes për vizitorët që tërhiqen nga turizmi i errët.

Ishulli i Sazanit luajti një rol kyç në mbrojtjen ushtarake të Shqipërisë. Rrjeti i tij i bunkerëve dhe tuneleve nëntokësore, i ndërtuar për t’i bërë ballë sulmeve bërthamore, mbetet ende i fshehur nën peizazhin e tij të thyer.

Ishulli ai ka filluar dalëngadalë të mirëpresë vizitorë kureshtarë. Në verën e vitit 2017, një pjesë e vogël e ishullit të Sazanit u hap zyrtarisht për turistët, duke i lejuar ata të eksploronin plazhet e tij të pacenuara, strukturat e braktisura ushtarake dhe reliket e frikshme të Luftës së Ftohtë.

Në artikull shkruhet se, pavarësisht të kaluarës së tij të trazuar, ishulli i Sazanit është një parajsë për adhuruesit e natyrës. Ishulli është i rrethuar nga ujëra të pastra kristal, shkëmbinj dhe limane të fshehura që ofrojnë pamje mahnitëse të deteve Adriatik dhe Jon.

Ndonëse ishullit i mungon ende një infrastrukturë turistike e plotë, turet me varka nga Vlora tani i lejojnë vizitorët të shkelin në këtë tokë, e cila për dekada ka qenë e ndaluar.

Lexo edhe :  Mosvaksinimi solli shpërthimin e fruthit! Kontrolle në çerdhe e kopshte private

Për të gjithë ata që kërkojnë një destinacion unik e përditshma britanike rekomandon të vizitojnë ishullin e Sazanit, i cili ofron një ndërthurje magjepsëse të historisë, misterit dhe bukurisë natyrore./   S,M

Të fundit

Zuckerberg: Snapchat do ishte rritur më shumë nëse do ta pranonte ofertën time të blerjes

CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se Snapchat do të ishte rritur më shpejt nëse do të pranonte ofertën...

CNN: SHBA synon mbylljen e afro 30 ambasadave dhe konsullatave

Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton plane për të mbyllur gati 30 ambasada dhe konsullata amerikane në mbarë botën, si pjesë e një...

Një lepur përfundoi në motor!/ Avioni merr flakë menjëherë pas ngritjes nga pista

Një avion i linjës ajrore “United Airlines” u detyrua të bëjë një ulje emergjente pasi një lepur u fut në një prej motorëve të...

Google sjell një ndryshim të madh në telefonat Android, këto janë kërkesat minimale

Kërkesat e reja minimale të memories dhe ruajtjes për telefonat Android janë publikuar. Me lëshimin e Android 15, Google kërkon një minimum prej 32 GB...

KESH e kallëzoi për shpifje, GJKKO shtyn gjyqin ndaj deputetit demokrat Gazment Bardhi!

htyhet përsëri seanca gjyqësore në GJKKO për kreun e grupit parlamentar të PD-së, deputetin Gazmend Bardhi, i kallëzuar nga KESH për akuzën e shpifjes. Prokurori Sotir Kllapi ka paraqitur...

Lajme të tjera

Web TV