Michelle Obama i ka hedhur poshtë lajmet për një divorc mes saj dhe Barack.
Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve ka thyer heshtjen për arsyen pse vendosi të tërhiqej pak nga angazhimet e saj.
“Gjëja interesante është se kur unë them ‘jo’, pjesa më e madhe e njerëzve thonë ‘e kuptoj’ dhe jam në rregull”, tha ajo në një ‘podcast; duke iu adresuar faktit pse nuk ka qenë e pranishme në disa organizime politike krah bashkëshortit.
“Dhe më pas kjo është ajo që ne si gra hasim vështirësi, zhgënjimin e njerëzve. Kaq shumë saqë njerëzit, të cilët s’mundeshin as ta mendonin se unë po zgjidhja për veten, duhet të hamendësonin se unë dhe bashkëshorti im po divorcohemi”.
Michelle qeshi me idenë e të dhënit fund martesës së saj dhe u tall duke thënë se s’mund të ishte “një grua e rritur që merr vendime përveten”.
“Por kjo është ajo që na bën shoqëria. Më në fund nisim të themi ‘çfarë po bëj? Për kë po e bëj?’ Dhe nuk përshtatet me stereotipin e asaj që njerëzit mendojnë se ne duhet të bëjmë dhe më pas etiketohet si diçka negative dhe e tmerrshme”.
Më pas ajo shpjegoi se në moshën 61-vjeçare, ajo ndien se është “koha për të marrë ca vendime si vajzë e rritur” dhe “t’i mishërojë”. “Nëse jo tani, kur? Për çfarë po pres?”, pyet ajo.
Tani që ajo dhe familja e saj nuk janë më në Shtëpinë e Bardhë dhe dy vajzat po ndjekin rrugën e tyre, Michelle është më e lirë për të vendosur si do ta shpenzojë kohën e lirë.
“Mund të shoh kalendarin tim, siç bëra këtë vit. Ishte një shembull i vërtetë dhe i madh imi, i vetes sime duke parë diçka që supozohej ta bëja, pa përmendur emra dhe zgjodha të bëja çfarë ishte më e mira për mua. Jo çfarë duhet të bëja, jo çfarë të tjerët donin që unë të bëja dhe midis meje e teje, kjo ishte një provë e rëndësishme për mua si grua, si një njeri i pavarur. Sepse si të gjitha gratë, unë veproj nga faji”.
Me këtë, u duk se ajo iu referua mungesës në inagurimin e presidentit Trump dhe funeralin e Jimmy Carter./E.S