Moti gjatë ditës së enjte parashikohet të jetë relativisht të paqëndrueshëm.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, termometri do të shënojë temperaturat më të ulëta në Bajram Curri dhe Peshkopi, përkatësisht -3 dhe -2 gradë celcius.
Ndërkohë në Korçë termometri do të regjistrojë temperaturën më të ulët -1 gradë celcius dhe në Kukës temperatura më e ulët do të jetë 0 gradë celcius.
Sipas SHMU, era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, hera-herës me rrahje deri në 14m/s.
Valëzimi në det do të jetë 1-3 ballë. / S,M