Një muaj pa mirëmbajtje, rruga drejt Thethit rrezikon bllokimin nga gurët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rruga që të çon drejt një prej destinacioneve më të kërkuara turistike malore, fshatit të Thethit, rrezikon të bllokohet nga rrëshqitjet e gurëve masive ne segmente te ndryshme të rrugës.

Prej më shumë se një muaji ky aks nuk ka më mirëmbajtje, pasi firmës që kryente mirëmbajtjen i ka mbaruar kontrata dhe lidhja e kontratës së re është në proces apelimi. Ka mjaftuar një muaj pa mirëmbajtje që rruga, siç duket edhe nga pamjet, të kthehet në një rrezik serioz për të gjithë përdoruesit e saj.

“Një dit që kemi kaluar këtu, para një jave kur ka ra një stuhi e madhe, i kemi gjet gurët në rrugë dhe i kemi shty me disa njerëz, që kemi kalu me dy makina. Kërkojmë që të mirëmbahet kjo rrugë, meqë po vijnë edhe turistë.

“Siç po e shihni vetë po rrezikojmë përditë, me gurët, me pastrimin e rrugëve.”

Një muaj pa mirëmbajtje, rruga drejt Thethit rrezikon bllokimin nga

“Kena mbet përditë duke heq gurë rrugës me dorë, me fshatarët që janë këtu në Theth, duke i pastru vetë. Kërkojmë pastrimin e rrugës, mirëmbajtjen, kush përgjigjet për këtë gjë.”

Përveç gurëve, turistët e huaj ndihen të shqetësuar edhe për ngricat në segmente te caktuara të rrugës.

“Shume e vështire kjo situatë në këtë rrugë për mua. Erdhëm këtu dhe ky aks nuk është aspak i mirë, me gurë në rrugë. Kishte edhe ngrica kur erdhëm ne dhe kemi humbur më shumë se dy orë sepse duhej kujdes. Rruga shumë e ngushtë dhe duke patur parasysh edhe gurët dhe ngricat, ishte një rrezik për ne. Kemi ecur shumë ngadalë”, tha një turist.

Tashmë Thethi nis mbipopullimin nga turistët e shumtë që shkojnë dhe fluksi i lëvizjeve rritet ndjeshëm atje. Por pa mirëmbajtje kjo rrugë rrezikon mbylljen e saj dhe në të njëjtën kohë rrezikon edhe turistët. /e.t

Të fundit

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Microsoft-i mbush 50 vjet, si nisi kompania?

Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të shikoni kompaninë amerikane Microsoft. Kompania u krijua kur kompjuterët mezi futeshin në...

Lajme të tjera

Web TV