Procedimet penale për mashtrimet në kredi dhe në sigurime u rritën vitin e kaluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procedimet për veprat penale të mashtrimit me kreditë dhe mashtrimit në sigurime u rritën vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Prokuroria e Përgjithshme, në vitin 2024 numri i procedimeve për veprën penale të mashtrimit në kredi arriti në 29 raste, nga 13 raste që ishin regjistruar në vitin 2023.

Pas kishin rënë për dy vite radhazi, procedimet për këtë vepër penale erdhën përsëri në rritje vitin e kaluar.Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale kundër mashtrimit për vitin 2024 ishte 4.96%, ndërsa në vitin 2023 kishte qenë 2.25%.

Për këtë vepër penale, vitin e kaluar u dënuan nga gjykatat nëntë individë, numër ky i njëjtë me vitin 2023.

Neni 146 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në kredi si “mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht kredi, duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë”. Sipas Kodit Penal, kjo vepër dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

Forma më e përhapur e këtij mashtrimi në vitet e fundit ka qenë marrja e kredive bankare me dokumente të falsifikuara ose duke përdorur mjete identifikimi të personave të tjerë. Këto vepra penale janë bërë shqetësim për disa institucione financiare, duke i ekspozuar edhe ndaj dëmit reputacional.

Gjithmonë sipas Prokurorisë së Përgjithshme, vitin e kaluar u regjistruan 20 procedime për veprën penale të “mashtrimit në sigurime”, nga 13 që kishin qenë në vitin 2023.Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e

veprave penale “Mashtrimet” ishte 3.42%, ndërkohë që në vitin 2023 kishte qenë 2.25%. Shtatë individë u dënuan nga gjykata për këtë vepër penale, nga gjashtë individë që ishin dënuar gjatë vitit 2023.

Lexo edhe :  “Keni 12 vite në pushtet, dhe premtoni njësoj si bufi”- Rama i përgjigjet komentuesit

Neni 145 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në sigurime si “paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Mashtrimi në sigurime lidhet kryesisht me inskenimin e ngjarjeve të sigurimit ose falsifikimin e rrethanave të tyre, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit nga kompanitë e sigurimeve./ Monitor/   S,M

Të fundit

Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtojnë të dielën e Larit

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë sot të dielën e Larit, që shënon hyrjen në javën e madhe të Pashkëve. Tre...

Pse u rrit intensiteti i luftimeve në Ukrainë?

Nga Mike Eckel Forcat ukrainase u përpoqën ta merrnin iniciativën në fushëbetejë në lokacione të shumta gjatë kohës së dimrit, derisa tentuan ta shmangnin një...

“U ringritëm nga hiri”, Berisha takim me shqiptarët në Itali: Të shpëtojmë Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e Italisë, u shpreh se opozita u ngrit nga hiri...

Parakalimet e rrezikshme te tuneli i Murrizit, “nami” me gjoba në 2 javë

Hapja për qarkullim e tunelit të Murrizit ka shtuar fluksin e lëvizjes drejt zonës së Dibrës, e bashkë me të edhe sjelljet e papërgjegjshme...

VIDEO/ Balluku nga Milano me mesazhe zemre dhe akuza për opozitën

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka nisur zyrtarisht turin e takimeve me shqiptarët në diasporë, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 11 majit. Stacioni i radhës...

Lajme të tjera

Web TV