Rama me të rinjtë në Durrës: Votoni që mos të emigrojmë si azilantë për të gjetur punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Durrësi në një takim me të rinjtë për diferencën e madhe që ka, sipas tij, midis Shqipërisë së paanëtarësuar në BE dhe asaj që do të jetë e anëtarësuar. Ai solli në vëmendje faktin se shumë shqiptarë kanë emigruar dhe kanë kërkuar azil që të kenë të drejtën të punojnë në tregun e vendeve të BE-së, por nëse, sipas Ramës, do jenë në BE, nuk do të ndodhë më kjo gjë.

“Është dhe një çështje dinjiteti për të qenë të barabartë edhe në raport me gjithë të tjerët dhe fitoni statusin e të qenit qytetarë të BE. Nuk është e njëjta gjë si të jesh udhëtar apo student në BE. Sot çdo student shqiptar që shkon në BE është student i huaj, por nuk ka të njëjtat privilegje. Me futjen në BE dhe duke u bërë posedues të pasaportës së BE, të gjithë studentët shqiptarë do të jenë studentë të BE-së. Do jenë të barabartë para ligjit, por edhe njësoj si çdo student që do jetë atje. Dhe patjetër kjo është ajo pjesë që lidhet me moshën studentore. Pastaj historia vazhdon. Ne sot kemi të drejtë të shkojmë ku të duam, po nuk qëndrojmë ku të duam. Kemi të drejtën për të lëvizur, por jo për të qëndruar. Ne shkojmë dhe kërkojmë azil sot sepse nuk jemi të pranuar në tregun e punës. Shqiptarët që kanë shkuar dhe shkojnë në Europë duan një punë të paguar më mirë. Italianët e jugut ikin çdo vit në Gjermani apo në vende të tjera. Ata nuk quhen njerëz që po ikin, por ata janë ca njerëz që po shkojnë në një treg të përbashkët pune.”-tha Rama./k.k

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV