Tetë agjenci të emergjencave civile të rajonit dhe BE po zhvillojnë në Shkodër një stërvitje të përbashkët, e para e këtij lloji në vendin tonë, e financuar nga BE. Reagimi dhe koordinimi në raste përmbytjesh, zjarresh dhe tërmetesh, janë ndër ushtrimet kryesore ku po trajnohen efektivët pjesëmarrës.
Agjencia e mbrojtjes civile shqiptare në bashkëpunim me 7 agjenci homologe të vendeve të rajonit dhe BE kanë nisur në Shkodër një stërvitje të përbashkët disa ditore më e madhja e zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë, që synon testimin e kapaciteteve dhe koordinimin në reagimin e strukturave të emergjencave civile në raste të përmbytjeve komplekse.
Shkodra është një nga qytet më të rrezikuara jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë sa i takon rrezikut të përmbytjeve, të cilat janë ndodhur disa herë.
Zëvendësministri i Mbrojtjes Enkelejd Joti dhe drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako kanë vlerësuar këtë organizim dhe përfitimet e strukturave të mbrojtjes civile.
Në këtë stërvitje të përbashkët përveç rasteve të përmbytjeve do të zhvillohen ushtrime edhe sa i takon ndërhyrjeve dhe koordinimit në raste zjarresh apo tërmetesh./e.t