Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon biznesmenin Namik Koçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin ndaj të pandehurit Namik Koçi, i cili akuzohej për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi biznesmeni banues në Durrës, i ofroi një shumë parash drejtorit të AKU me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampionëve të marra në subjektin tregtar në Durrës në vitin 2024.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme paraqiti çështjen pranë gjykatës në kuadër të procedimit penal nr. 34 të vitit 2024. Gjyqi u zhvillua me procedurë të shkurtuar dhe trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca e shpalli fajtor Koçin.

Fillimisht, ai u dënua me 1 vit burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit, duke përfunduar me 8 muaj burgim. Megjithatë, gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e tij në provë për një periudhë 1 vit e 4 muaj.

Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e shumës prej 70.000 lekësh, e konsideruar si mjet për kryerjen e veprës penale. Ndërkohë, shumat e tjera prej 215.000 lekësh dhe pajisjet elektronike personale do t’i kthehen të pandehurit dhe dy shtetaseve të tjera të përfshira në hetim./k.k

 

Të fundit

“Jemi si sozi”-Ngjashmëria me Chris LaCivita, reagon Vullnet Sinaj: Nuk më lidh gjë me të

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka komentuar ngjashmërinë fizike me Chris LaCivita, konsulentin amerikan të fushatës së Partisë...

Vota e Diasporës, PD ankohet te Celibashi: 14 raste të dyshimta për abuzim

Diaspora e Beratit dhe Dibrës do të jenë të parët që do të kenë mundësi të shprehin preferencën e tyre politike për zgjedhjet e...

“Format i degjeneruar prej kohësh”: Florjan Binaj shpërthen ndaj BBVA

Florjan Binaj, aktori i humorit, prej më shumë se një viti edhe moderator ka reaguar ashpër në lidhje me skandalin e Big Brother VIP. Binaj...

Një Lider Vizionar për UNESCO-n: Pse Shqipëria duhet të mbështesë Dr. Khaled El-Enany

Nga Arben Cici. Drejtor, Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Të mërkurën, më 9 prill 2025, Bordi Ekzekutiv...

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur

Një lajm i hidhur ka prekur ditën e sotme botën e futbollit dhe të arbitrimit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për ish-arbitrtin dhe vëzhguesin e...

Lajme të tjera

Web TV