Disa mesazhe hakeruese, që kërkojnë të dhënat e përdoruesve, në emër të postës shqiptare, mund t’iu shfaqen në celular.
“Albania Post: Paketa juaj ka mbërritur në magazinë, por nuk mund të dorëzohet për shkak të informacionit jo të plotë të adresës. Ju lutemi konfirmoni adresën tuaj në lidhje”, thuhet ndër të tjera në mesazh, ku jepet edhe linku që kërkohet që ta klikoni.
Nëse ky mesazh iu vjen në celularin tuaj, nuk duhet ta klikoni, pasi mund t’iu vidhen të dhënat tuaja personale./ S,M