Basha ironizon sloganin e fushatës së PS/ “Vetëm me Edin” vazhdon korrupsioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka ironizuar sloganin e fushatës elektorale të PS për zgjedhjet e 11 Majit. Në një postim në rrjete sociale, Basha shprehet se slogani ‘tregon’ se vetëm me Edin mund të vazhdojë korrupsioni, varfëria dhe largimi i rinisë nga vendi.

“Slogani “Vetëm me Edin” ka një të vërtetë të madhe brenda: vetëm me Edin mund të vazhdojë korrupsioni, varfëria dhe largimi i rinisë, sepse vetëm ai s’ka shkuar ende te shokët tek 313…

Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik”, shkruan Basha.

Report TV raportoi më herët se slogani që do të shoqërojë Partinë Socialiste gjatë fushatës zgjedhore për 11 majin ishte “Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”.

Në foton e sloganit, dallohet pasaporta me shqiponjën, në krye të së cilës shkruhet  “Republika e Shqipërisë” dhe “Bashkimi Europian”, që lidhet me premtimin se vetëm Rama e PS do të mundësojnë integrimin evropian të Shqipërisë./e.t

Të fundit

Anija “fantazmë” del në breg

Një pamje e pazakontë ka habitur pushuesit në Beverly Beach, në bregun lindor të Floridës, kur një anije 15...

“Fast and Furious” në Babrru/ Hajdutët përplasin makinën e policisë gjatë ndjekjes

Dy shtetas kanë rënë në pranga e policisë së Tiranës pasi qarkullonin me një mjet të vjedhur dhe nuk iu bindën urdhrit të efektivëve...

Si të bëhemi një rip i zi i Al

Është revolucioni teknologjik më i rëndësishëm i kohës sonë , i cili mund të ndryshojë jetën tonë. Por a dimë ne si të përdorim potencialin e...

Drama ime nis në ’97”/ Eneda Tarifa rrëfen humbjet e familjes tek firmat piramidale

Eneda Tarifa foli në një intervistë për etapat kyçe të jetës dhe karrierës së saj, duke prekur edhe një nga periudhat më të errëta...

“Bëjmë realitet ëndrrën për Shqipërinë në BE”/ Pesë arsye përse duhet votuar PS!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me simpatizantë e banorë të Rajonit 2 në Vlorë bashkë me kandidatët për deputetë,...

Lajme të tjera

Web TV