Baton Haxhiu: PD ka një slogan të mirë, por nuk i përshtatet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Baton Haxhiu thotë se slogani që Partia Demokratike është një slogan i mirë, por që nuk i përshtatet.

Në studion e Opinion, Haxhiu tha se garat e koalicionit të Shqipërisë Madhështore, nuk janë gara për të fituar pushtetin kundrejt Kryeministrit Edi Rama, por që mbas zgjedhjeve të krijojnë liderin e opozitës.

“Unë besoj që Shqipëria Madhështore nuk ka kuptim me një opozitë që nuk sfidon, ajo së pari duhet të rikrijoj veten, t’i bëj një rilindje vetes. Dhe këto gara të kësaj Shqipërie Madhështore, është garë jo për të fituar pushtetin, por është garë për të krijuar liderin e opozitës mbas zgjedhjeve.

Është slogan i mirë, ka retorikë, ka brenda dije ose prekje emocionale të atyre që e dinë se çfarë është PR dhe ai që e ke zgjedhur, e ka zgjedhur për… ndonjëherë slogani duhet të përputhet me ambiciet e atyre që e ndërtojnë fushatën dhe e ndërtojnë rrëfimin. Ky slogan nuk është për strukturën e PD në këtë moment. Për faktin se opozita ka dalë nga një fragmentarizëm, e dyta nuk është e konsiliduar.

Nuk mund ta përfaqësosh ti një ide të opozitës edhe të një Shqipërie Madhështore duke shkuar në Bruksel edhe ta fyesh vendin tënd pa fund. Kjo është gjëja e parë që nuk tolerohet.

Shqipëria Madhështore është kur ti nuk ke nevojë për arbitër nga jashtë, kur ti ke fuqi diskursive, kur ti ke fuqi të veprimit dhe e ke deri në fund.

Ajo që dua të them psenuk është proporcioale ideja Madhështore me situatën konkrete. Është fakti që opozita kërkon shpëtimin duke instrumentalizuar faktorët e jashtëm për të fituar betejën me Edi Ramën tregon që Shqipëria Madhështore nuk mjafton, është slogan që nuk i përshtatet. Është slogan i bukur, është i pëlqyeshëm, është emocional, të gjitha i ka brenda. Por e rëndësishme është si do ta përdorin në fushatë”, tha Haxhiu./   S,M

Të fundit

“O yll, o dritë sa do durosh më shumë”, G-Bani shfaqet i përlotur, i del në krahë Gjestit

Pas incidentit të paprecedentë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Big Brother ku Gjesti u godit nga Jozi,...

Luarasi: Gara elektorale si futbolli, edhe Bayernit nuk fal kur përballë ka…

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Iris Luarasi komentoi çeljen e fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit dhe retorikën e drejtuesve të...

Goditja e Jozit ndaj Gjestit, Top Channel del me reagim zyrtar

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të prime-t të djeshëm në formatin Big Brother Albania, ndodhi një incident i papritur, ku Jozi goditi Gjestin pas eliminimit. Ngjarja...

Sa e rrezikshme është për shëndetin të pini kafe me stomakun bosh?

Kafeja është një nga pijet më të dashura që ka miliona njerëz dhe njihet si  “pija” magjike e mëngjesit. Por, është e rëndësishme të dimë...

Ekspertët rekomandojnë disa lloje ushqimesh që do të na ndihmojnë të jetojmë më gjatë

Një ekspert u ka kërkuar njerëzve që të hanë “të paktën” tre lloje ushqimesh në ditë për të jetuar më gjatë. Këshilla bazohet në...

Lajme të tjera

Web TV