Besimtarët myslimanë në protestë, kundërshtojnë qëndrimin e Ramës për Gazën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup shoqatash dhe qytetarësh, kryesisht besimtarë myslimanë shqiptarë, protestuan sot para Parlamentit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qëndrimit zyrtar të Shqipërisë për luftën në Rripin e Gazës.

Protesta u organizua nga Forumi Mysliman i Shqipërisë, me sloganin “Jo në emrin tim – Tubim për Palestinën”, dhe vjen si reagim ndaj dekorimit të kryeministrit Edi Rama nga presidenti i Izraelit, i cili e nderoi me Medaljen Presidenciale të Nderit për qëndrimin e tij në mbështetje të Izraelit.

“Rama bëri një gabim fatal që shkoi në Izrael. I ka ulur vlerat vetes. Nuk duhet të përkrahë kryeministri jonë këtë krim të shëmtuar që po bën Izraeli në Gaza,” – thanë protestuesit për mediat.

Ata theksuan se ky dekorim nuk përfaqëson qëndrimin e shumicës së shqiptarëve, por është, sipas tyre, një akt i njëanshëm që mbron veprime të cilësuara si gjenocidale ndaj popullsisë palestineze.

Protesta u zhvillua pa incidente, por me pjesëmarrje simbolike, duke i dhënë zë një pakënaqësie që vjen nga shtresa të caktuara të shoqërisë shqiptare, përballë një konflikti që ka ndarë opinionin publik ndërkombëtar.

Ndërkohë, qeveria shqiptare nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar ndaj protestës, ndërsa Edi Rama e ka konsideruar më herët marrëdhënien me Izraelin si të qëndrueshme dhe të bazuar në vlera demokratike dhe historike miqësie./e.t

Të fundit

“Jashtë s`do ja falja”, Gjesti reagon pas goditjes nga Jozi: Dua ti them…

"Dua ti them mamit dhe babit te mos shqetesohen sepse jam mire". Ky ka qene reagimi i pare i Gjestit...

Pse Rama paska hequr dorë nga ‘vjedhja’ e programit të Berishës

Nga Mero Baze Në vitet tetëdhjetë kishte një garë mes një rapsodi të Lezhës dhe një tjetri të Mirditës se kush e bënte tekstin më...

“Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”, Rama ironizon opozitën me videon e animuar

Kryeministri Rama ka ironizuar sërish opozitën ndërsa nga publikuar një video me titull “Bufi & Tiku drejt ribashkimit”, teksa i referohet kreut të PD...

U bë pjesë e hapjes së fushatës/ Noyzi: Nuk ma mbush mendjen askush përveç Ramës

Reperi Rigels Rajku u shfaq sot në ahengun e Edi Ramës në sheshin “Skenderbej”. Këngëtari nuk ka më turp ta pranojë se Rama e...

Krahasimi i dy fushatave/ Kush ishte më mirë, Rama apo Berisha?

Lideri i PS dëshmoi aftësinë prej kameleoni për të ndryshuar pambarimisht kurse ai i PD, monoton në formë shfaqi një qasje thellësisht politike... Në hapjen...

Lajme të tjera

Web TV