Chris LaCivita shihet nga demokratët, si arma që do u mundësojë fitoren e zgjedhjeve në 11 maj. “Po zbret sherifi në qytet” – Ky është slogani që shoqëron gjithë këto ditë, opozitën.
Atë e poston edhe vetë LaCivita, përveç Sali Berishës dhe zyrtarëve të tjerë të PD.
Pra të gjithë nënkuptojnë, se LaCivita do të mundë Ramën. Tani lind pyetja, kush kandidon përballë Ramës, LaCivita apo Berisha? Sepse zyrtarisht, në garë me Edi Ramën, është Sali Berisha, jo LaCivita.
Dhe do duhej që figura qendrore e fushatës të ishte Sali Berisha, jo Chris LaCivita.
Nga PD është përmendur shpesh që ai ishte strategu i fushatës së Donald Trump, në fushatë, “ylli” ishte Donald Trump, jo LaCivita, siç po ndodh në Shqipëri./ S,M