Dosja “Partizani”/ Berisha nis fushatën pa vendim, gjykata e shtyn për në 15 prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse data e shpalljes së vendimit paraprak të dosjes “Partizani” në gjykatën e Posçme përkoi me ditën e nisjes së fushtës elektorale, lideri i PD-sw, Sali Berisha, nuk mundi të mësojë fatin e çështjes ku akuzohet për korrupsion.

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë për më 15 prill në orën 14:00 shpalljen e vendimit mbi kërkesën e SPAK për kalimin në gjyq të çështjes penale, ku ish-kryeministri Berisha, është marrë i pandehur për shkelje të ligjit gjatë procesit të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Në të njëjtën dosje janë të pandehur edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, financierja Andia Pustina dhe tre shoqëri tregtare në cilësinë e personit juridik.

Seanca e së premtes, ku pritej të përfundonte shqyrtimi paraprak, dështoi për shkak të mungesë së avokatit të të pandehurit Xhimi Begeja. Kjo ishte seanca e dytë radhazi në të cilën palët prisnin të njiheshin me vendimin e gjyqtares paraprake Flojera Davidhi, që ka para saj tre mundësi, të kalojë çështjen në gjykim, ta kthejë për plotësim të hetimit në SPAK, nëse vlerëson se ka mangësi dhe ta pushojë, nëse vlerëson se akuzat e ngritura ndaj të pandehurve nuk provohen.

Shqyrtimi paraprak i dosjes “Partizani” zgjati gati gjashtë muaj në Gjykatën e Posaçme. Në përfundim SPAK i kërkoi gjykatës kalimin në gjyq të të pandehurve të akuzuar për “korrupsion” dhe “pastrim të parave”, ndërsa të pandehurit kanë kërkuar pushimin e çështjes, me pretendimin se hetimi i prokurorëve të posaçëm nuk ka provuar asnjë shkelje ligji prej tyre./e.t

Të fundit

Amerikania në Shqipëri: Pas 20 vitesh, kam kuptuar që s’do të bëhem kurrë shqiptare

Çdo të hënë, programi “Aldo Morning Show” në Tv Klan sjell rrëfime interesante të të huajve që jetojnë në...

Qyteti antik në Siri mban gjurmët e luftës

Qyteti antik i Palmirës, i cili është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në provincën Homs të Sirisë, mban gjurmë të thella të...

Inteligjenca Artificiale/ 10 vendet me më shumë talent

Inteligjenca artificiale ka bërë hapa të mëdhenj vitet e fundit, duke përhapur "tentakulat" e saj në të gjithë e më shumë sektorë të ekonomisë . Në botën...

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, ja kur pritet të dalë përpara gjykatës kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej më shumë se dy muajsh ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” nën dyshimin për...

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon kreu i Partisë Demokratike. Shumë keq po dalin sondazhet për Partinë Demokratike. Shumë keq...

Lajme të tjera

Web TV