Fushata/ Të dielën ‘dueli’ i parë në diasporë! Rama në Milano, Berisha në Breshia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga e hëna, shqiptarët e Greqisë dhe Italisë do të jenë të parët që do të marrin fletët e votimit dhe do të kenë mundësinë të votojnë me herët se të tjerët. Ndaj dy liderët e partive kryesore nuk do të humbasin kohë që të rifreskojnë premtimet e tyre përpara diasporës.

Edi Rama dhe Sali Berisha do të fluturojnë të dielën drejt veriut të Italisë për të bindur emigrantët t’i votojnë ata. Të dy do të vendosen në veri, rreth 100 km larg njëri-tjetrit, një distancë që mund të arrihet për 1 orë me makinë.

Madje si kryesocialisti, ashtu edhe kryedemokrati, i kanë mitingjet shumë afër edhe në orar. Edi Rama do i takojë i pari të tijët, në Milano, në orën 15:00, ndërsa një orë më pas, në 16:00, mbështetësit e Berishës do të mblidhen në Brescia.

Pakot e para zgjedhore do të mbërrijnë me postë në fillim në dy vendet më të afërta fqinje.

Praktikisht votat e hershme të diasporës që për herë të parë voton përmes postës, do të plotësohen nga 15 prilli, deri më 5 maj.

Në Itali janë regjistruar afro 90 mijë  votues nga jashtë, ndërsa numri total i personave që ju dërgohet fleta e votimit në emigracion,  është 245 953./e.t

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV