Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 61 vjeç, banues në Kavajë, drejtues teknik i një firme ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi shtetasi B. Sh., 41 vjeç, banues në Durrës, është dëmtuar duke punuar në një pallat që po ndërtohet nga kjo firmë, në Golem.
I dëmtuari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën./k.k