Gruaja më e bukur në botë, nga skena nudo te shpikja e Wi-Fi dhe Bluetooth

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hedy Lamarr, ylli magjepsës i epokës së artë të Hollivudit, nuk ishte vetëm një nga gratë më të bukura të kinemasë, por edhe një nga shpikëset më të jashtëzakonshme të shekullit XX. Në një epokë ku gratë rrallë kishin hapësirë për më shumë se thjesht bukuri, Hedy shkëlqeu si aktore, inxhiniere dhe shpikëse.

E lindur në Vjenë më 1914 me emrin Hedwig Eva Maria Kiesler, ajo u bë e famshme për rolin e saj në filmin “Ekstazë”, ku u shfaq nudo – i pari në historinë e kinemasë. Pas një martese të detyruar me industrialistin e armëve Fritz Mandl, nga i cili mësoi shumë mbi teknologjinë ushtarake naziste, Hedy u arratis në SHBA. Gjatë udhëtimit, firmosi një kontratë me gjigandin MGM dhe u bë menjëherë një yll i padiskutueshëm në Hollivud, shkruan A2 CNN.

Por ajo nuk u mjaftua me famë dhe bukuri, shkruan A2. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në bashkëpunim me kompozitorin George Antheil, shpiku një sistem komunikimi me frekuenca që shmangte interferencat – teknologji që u përdor më vonë në zhvillimin e WiFi, Bluetooth dhe GPS.

Ajo punoi gjithashtu për përmirësimin e dizajnit të avionëve dhe bashkëpunoi me Howard Hughes për zhvillime teknologjike. Hedy shpesh shmangte festat e mëdha për të punuar në shpikjet e saj në shtëpi.

Në nder të kontributit të saj, Austria e shpalli 9 nëntorin “Dita e shpikësit”. Lamarr është prova e gjallë se bukuria dhe inteligjenca mund të bashkëjetojnë – një grua që la gjurmë të pashlyeshme në art dhe shkencë./   S,M

Të fundit

“Lufta” tregtare SHBA-Kinë, ari arrin rekord të ri çmimi

Ari është rritur në një nivel të ri pasi investitorët shqetësohen për ndikimin e luftës tregtare midis SHBA-së dhe...

Arrestime para 11 Majit? Anila Hoxha: Një ish-ministër po hetohet nga SPAK

Gazetarja Anila Hoxha ka raportuar vjetor të SPAK për dosjet e bujshme të 2024,ku thekson se ajo që doli në dritë nga hakërrimi i...

Gjyqi për dosjen 5D, shtyhet seanca e parë në GJKKO! Më 30 prill e radhës

Në Gjykatën e Posaçme u shty sërish seanca e parë për dosjen “5D”. Shkak për shtyrjen e seancës u bë zëvendësimi i avokatit të...

EMRI/ Ngacmonte nxënëset, arrestohet një mësues në Prrenjas

Një mësues është ndaluar në aeroportin e Rinasit me urdhër-arresti nga Policia e Librazhdit, pasi akuzohet për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve...

“Lavire” pse bënte detyrën/ Rama shpërthen: Dumanit shpatën ia dhamë ne

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në sistemin e drejtësisë, duke përmendur emrin e Prokurorit të Përgjithshëm Altin Dumani. Në një deklaratë publike, Rama...

Lajme të tjera

Web TV