Lufta e tarifave, Dollari amerikan bie në nivelin më të ulët ndaj euros që nga viti 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dollari amerikan ra sot në nivelin e tij më të ulët ndaj euros në pak më shumë se tre vjet, pasi lufta tregtare SHBA-Kinë u përshkallëzua më tej.

Sipas mediave të huaja, rreth orës 9 të mëngjesit me orën e Mbretërisë së Bashkuar, dollari arriti në 1.14 dollarë kundrejt euros, vlera e tij më e dobët kundrejt monedhës evropiane që nga shkurti 2022.

Indeksi i dollarit amerikan, i cili mat vlerën e dollarit kundrejt një shporte valutash kryesore, gjithashtu ishte dobësuar 1.3% në të njëjtën kohë këtë mëngjes.

Lufta tarifore e filluar nga Donald Trump jo vetëm ka tronditur tregjet ndërkombëtare, por ka nxjerrë në pah një fenomen i cili nuk është parë që nga vitet 1970. Për herë të parë ari ka marrë revansh kundrejt kartëmonedhës dhe veçanërisht dollarit dhe euros. Sipas përllogaritjeve të fundit, rezulton se çmimi i arit është rritur në nivel rekord në 24 orët e fundit. Çmimi i një rreth 31.1 gram u ngjit në pothuajse 3,176 dollarë në SHBA, duke zgjatur fitimet e një dite më parë.

Për shkak të luftës tarifore të nxitur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më shumë investitorë po vënë baste për arin. Rritja e metalit të çmuar po nxitet nga rënia e shpejtë e vlerës së monedhës amerikane, thonë ekspertët e tregjeve ndërkombëtare. Kjo gjithashtu është pasojë e shitjes së aksioneve dhe obligacioneve amerikane. /e.t

Të fundit

Mbyten pranë Barrierës së Madhe në Australi dy turistë britanikë

Dy turistë britanikë janë mbytur në brigjet e një qyteti të njohur turistik në majën jugore të Barrierës së...

Amerikania në Shqipëri: Pas 20 vitesh, kam kuptuar që s’do të bëhem kurrë shqiptare

Çdo të hënë, programi “Aldo Morning Show” në Tv Klan sjell rrëfime interesante të të huajve që jetojnë në Shqipëri. Këtë herë, në studion...

Qyteti antik në Siri mban gjurmët e luftës

Qyteti antik i Palmirës, i cili është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në provincën Homs të Sirisë, mban gjurmë të thella të...

Inteligjenca Artificiale/ 10 vendet me më shumë talent

Inteligjenca artificiale ka bërë hapa të mëdhenj vitet e fundit, duke përhapur "tentakulat" e saj në të gjithë e më shumë sektorë të ekonomisë . Në botën...

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, ja kur pritet të dalë përpara gjykatës kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej më shumë se dy muajsh ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” nën dyshimin për...

Lajme të tjera

Web TV