Mesi i pranverës, Ankaraja mbulohet nga dëbora

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa prilli zakonisht shoqërohet me pranverën dhe ngrohjen e motit, kryeqyteti turk, Ankara, është përballur sot me reshtje të dendura bore dhe erëra të forta, duke sjellë kushte të pazakonta dimërore për këtë periudhë të vitit.

Sipas autoriteteve meteorologjike, reshjet e borës nisën në orët e para të mëngjesit dhe pritet të vazhdojnë deri në mesditë, me trashësi deri në 15 centimetra në disa zona të qytetit. Moti i keq përfshin gjithashtu erëra të fuqishme që mund të arrijnë shpejtësi nga 40 deri në 60 kilometra në orë, duke krijuar rrezik për qarkullimin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Për shkak të kushteve ekstreme, Guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin, njoftoi pezullimin e mësimeve në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private, si dhe në qendrat arsimore nën juridiksionin e tij. “Për të mbrojtur fëmijët tanë nga kushtet e pafavorshme, është vendosur që të pezullohen mësimet,” u tha në deklaratën zyrtare të guvernatorit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për zhvillimet e mëtejshme të motit./e.t

Të fundit

Rama në Luksemburg/ Zhvillohet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE do të mbahet ditën e sotme, 14 prill, në Luksemburg, ku i pranishëm do...

E vetmja gjë e qartë e lobistit amerikan të Berishës janë lidhjet ruse

Nga Mero Baze Ndërsa të gjithë po lodhen të pyesin Sali Berishën se sa do ta paguajë LaCivitën, këshilltarin kryesor të fushatës së tij, ai...

Premtoi para në këmbim të votës për PD-në e Berishës, në pranga 38-vjeçari në Lushnjë!

Një 38-vjeçar i cili i premtoi një personi dhënien e një shume parash, për t’i blerë votën në interes të Partisë Demokratike është vendosur...

Ethem Aga në Lyon: Prioritetet për Shqipërinë dhe Diasporën

Nga Mentor Hoxha/FRANCE Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tiranën, z. Ethem Aga zhvilloi  dje më 13 prill 2024, një takim të...

Java e Madhe e Pashkës

Besimtarët e krishterë festojnë javën e fundit të jetës së Krishtit që zyrtarisht quhet Java e Pësimit, ose siç njihet ndryshe si "Java e...

Lajme të tjera

Web TV