PD, kërkon “derman” nga amerikani LaCivita

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Eshtë e njohur taktika e Berishës. Gjithmonë kur ka pragfushatash, thotë “do ta mësoni slloganin e fitores, do ta shihni uraganin”. Kurse, ditën e parë të hapjes së saj, Berisha rreket të gjejë ndonjë person “me emër të madh”, për ta prezantuar si “mikun e PD, mikun e shqiptarëve, si sekretin e fitores tij ”. Kështu bëri në 2021, kështu po bën ai edhe në 2025, duke u prezantuar demokratëve të tij (jo krejt shqiptarëve) La Civitan, si “shpëtimtarin e PD, si njeriun e fitores, si Superman”, etj…

Kreut të Partisë Demokratike i ka mbetur akrepi minutave dhe sekondave, dhe nuk beson se , të fitosh zemrat dhe votën popullore, nuk mjafton të sjellësh të huaj në fushata. Në fakt Partia Demokratike, e sheh La Civitan, si “dermanin e fundit të asaj partie”, pasi pas humbjes së 11 Maj pritet të ndryshojnë shumë raporte dhe koniunktura në rrafshin politik.

Berisha e ka shansin e fundit 11 Majin, prej të cilit kërkon medoemos fitoren. Debatet e forta që shoqëruan postprimaret në atë parti, pritet të sjellin “stuhi” të paimagjinueshme për vetë kreun e saj. Askush nuk mund të vazhdojë të pajtohet me humbjen pas 11 Majit. Askush nuk mund të pranojë faktin se, pasi ka humbur edhe kësaj here, Berisha mund të fajësojë “vjedhjen e votave nga Edi Rama”, dhe qëndrimin e tij si kryetar partie.

Në ditën e hapjes së fushatës, njeriu më i sikletosur me qetësi  të prishur në PD, mbetet Sali Berisha. La Civita, do ti shërbejë kreun të PD, thjesht si një “përforcues” i pozitës tij në fushatë, por jo si shpëtimtar i humbjes që e pret. Edhe pse i  superpaguar nga kreu i PD-së, La Civita nuk mund as të ndikojë, dhe ti detyrojë shqiptarët të braktisin Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Lexo edhe :  Dje fitoi Shqipëria evropiane

Ai thjesht do të recitojë në format “A/4” fjalimin e pergatitur nga Berisha, për të justifikuar paratë e marra prej tij. Kurse detyrimi i kreut të PD-së, është të bëjë transparencën, tu tregojë shqiptarëve vlerën e firmosur dhe burimin e parave me të cilat ai ka paguar La Civitan, për fushatën e 11 Majit 2025. Dhe kjo gjë duhet bërë sot, pa u vonuar shumë në labirinthet e skenareve dhe propogandës bajate. Berisha duhet tu tregojë shqiptarëve, sa para ka kushtuar La Civita, dhe kush i ka paguar ato miliona.

Ky është detyrim moral i tij. Të humbësh 6 palë zgjedhje, pasi ke qenë 12 vite në opozitë, dhe të mos u prezantosh shqiptarëve programin, ekipin,  dhe rrugën e fitores në zgjedhje, por të kërkosh të të bëjë “derman” amerikani Trumpit, kjo sikur nuk shkon. E para, nuk ka asnjë qasje mes dy partive, e dyta mes dy liderëve, e treta mes dy popujve,  dhe e fundit mes dy realiteteve, mes dy biografive të partive politike të cilat i ndan një oqean i madh.  /  S,M

Të fundit

PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota.

Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani...

“Muzika është në gjak tek ne”, rrëfimi prekës i babait të Beatriçes

Babi i Beatriçe Gjergji rrëfenë se para se të ngjitej në skenën madhështore të Eurovizionit, muzika ishte tashmë pjesë e pandashme e jetës së...

Porosia e Partisë Demokratike për numëruesit: Të kontestohet çdo votë e ardhur nga Greqia

Të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike, me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, janë porositur që çdo votë e ardhur...

Rama: Shumë të rinj europianë që studiojnë në Tiranë duan të qëndrojnë në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama, në Forumin Ndërkombëtar për të Ardhmen e Evropës, deklaroi se ka shumë të rinj europianë që po studiojnë në vendin tonë...

E fundit/ Real Madrid zyrtarizon transferimin e Dean Huijsen

Dean Huijsen është lojtari më i ri i Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. https://twitter.com/realmadrid/status/1923680731789758959?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA “Real Madrid...

Lajme të tjera

Web TV