Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish deklaratat e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili në një nga daljet e tij publike është shprehur se Rama vjedh votat.
Kryeministri ka publikuar një video ku ironizon Berishën duke përdorur një buf.
Rama krahas videos shkruan se filloi i njëjti avaz nga opozita e cila akuzon qeverinë për vjedhje votash.
“Filloi avazi… po vidhen votat”, shkruan Rama. / S.M