Sa ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatën elektorale në Tiranë? Ja si përgjigjet Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama, në prag të çeljes së fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit, ka dhënë një interviste ekskluzive për Top Channel, i pyetur nga gazetari Muhamed Veliu. I pyetur në lidhje me arrestimin e Veliajt para fushate, dhe nëse kjo ka pasur ndikim në Tiranë, numri një i PS tha se dëshiron të japë asnjë koment, pasi sipas tij fokusi është te 11 maji.

Pjesë nga intervista:

Muhamed Veliu: Është fakt që Erion Veliaj ishte një makinë elektorale në Tiranë. Sa ka ndikuar arrestimi i tij në fushatën elektorale të Tiranës?

Rama: Nuk do të bëj asnjë koment për këtë. Tani jemi të gjithë të fokusuar te 11 maji dhe çdo energji, çdo forcë, çdo gjallë është vetëm për 11 majin.

Muhamed Veliu: Sa shqetësuese janë për rezultatin përfundimtar të PS-së, përfshirja e partive të reja në këtë garë elektorale?

Edi Rama: Nuk kemi asnjë shqetësim për këtë. Partitë e reja, që në fakt, në këndvështrimin tim me aq sa kam parë dhe me aq sa kam mundur të dëgjoj deri më sot, të re kanë vetëm moshën e kryetarëve të partive të tyre, sepse qasjen, gjuhën, mënyrën e ndërveprimit e kanë shumë të vjetër dhe të kujtojnë “kënetën” një në dy fjalë, një në dy gjeste, një në dy ulërima. Por nga ana tjetër janë të mirëseardhura në fushën e betejës. Nuk mund t’i uroj sukses, por patjetër që nuk kam asnjë problem me ta.

Muhamed Veliu: Kush besoni se do të jetë ylli i skuadrës socialiste në përfundim të këtyre zgjedhjeve? Sepse ju e keni përmendur shpesh, ju keni ndërtuar një ekip…

Lexo edhe :  'Lufta' për talentet/ Si i motivojnë kompanitë shqiptare punonjësit

Edi Rama: Ne yllin e kësaj fushate kemi yllin e verdhë të Shqipërisë, që duam me patjetër ta instalojmë në qiellin blu të Bashkimit europian./   S,M

Të fundit

Mbyten pranë Barrierës së Madhe në Australi dy turistë britanikë

Dy turistë britanikë janë mbytur në brigjet e një qyteti të njohur turistik në majën jugore të Barrierës së...

Amerikania në Shqipëri: Pas 20 vitesh, kam kuptuar që s’do të bëhem kurrë shqiptare

Çdo të hënë, programi “Aldo Morning Show” në Tv Klan sjell rrëfime interesante të të huajve që jetojnë në Shqipëri. Këtë herë, në studion...

Qyteti antik në Siri mban gjurmët e luftës

Qyteti antik i Palmirës, i cili është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në provincën Homs të Sirisë, mban gjurmë të thella të...

Inteligjenca Artificiale/ 10 vendet me më shumë talent

Inteligjenca artificiale ka bërë hapa të mëdhenj vitet e fundit, duke përhapur "tentakulat" e saj në të gjithë e më shumë sektorë të ekonomisë . Në botën...

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, ja kur pritet të dalë përpara gjykatës kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej më shumë se dy muajsh ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” nën dyshimin për...

Lajme të tjera

Web TV