Seriali i Netflix, ”Adoleshenca” ka korrur në një sukses i madh duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i tij. Drama katër orëshe ndjek historinë e 13-vjeçarit Jamie Miller, i luajtur nga Owen Cooper, një djalë i akuzuar për vrasjen e një shoqeje të klasës.
Pavarësisht performancës së tij magjepsëse, Owen zbuloi se nuk e ka parë të gjithë serialin, pasi ndihet i parehatshëm duke parë veten në ekran.
Siç shprehet ai: “Nuk ka mundësi ta shikoj në shkollën time”, duke shprehur sikletin e tij për ndjekjen e serialit në një ambient shkollor, shkruan DailyMail.
Owen, i cili ishte vetëm 13 vjeç kur mori rolin, ka qenë në qendër të vëmendjes që nga premiera. Pas kthimit në shkollë, ai u përball me reagime të ndryshme nga shokët e klasës, duke theksuar se vëmendja ndaj tij fillimisht u rrit, por me kalimin e kohës u zbut.
Ditën e sotme, 15-vjeçari e përshkruan këtë eksperiencë si të “çmendur”, por edhe argëtuese, teksa fëmijët më të vegjël bërtisnin emrin e tij dhe e ndjekin duke qeshur.
Përtej popullaritetit të tij, seriali tashmë ka fituar një vend në Top 10 të Netflix-it, duke tejkaluar titujt e njohur si “Bridgerton” dhe “Stranger Things 3”. Madje ka pritshmëri që së shpejti do të thyej rekorde edhe me shikueshmërinë.
Owen pritet të vlerësohet si aktori më i mirë në rol dytësor në çmimet e ardhshme Emmy, ndërsa bashkë-ylli i tij, Stephen Graham, thuhet se synon për kategorinë e aktorit më të mirë. Kjo zgjedhje strategjike konsiderohet se rrit shanset e tyre për të fituar këto çmime të rëndësishme./E.S