“Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian vetëm me Edi dhe PS”, është ky slogani që do të shoqërojë socialistët, në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Nën simboliken e 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian dhe pasaportës Europiane, Edi Rama i parapriu çeljes e fushatës zyrtare me një takim me gratë socialiste pasditen e kësaj të premteje në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Takimi nisi me një homazh për artisten e madhe Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 91-vjeçare.
Gjatë fjalës së saj, Elisa Spiropali u shpreh se më 11 maji PS do të marrë një fitore si asnjëherë tjetër. Gjithashtu u shpreh se në gjithë këto vite, falë punës së përkushtuar dhe të palëkundur të PS, imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar.
“Sa herë Shqipëria hyn në zgjedhje, shtrohet pyetja se si ia bëjnë këta socialistët që fitojnë. Cili është sekreti dhe sot që kemi hyrë në periudhën zgjedhore për fitoren tonë të 10 me PS, besoj se disa përgjigje mund t’i japim. Disa thonë se sekreti e kanë njohur pushtetin shumë gjatë, janë partia e vjetër që ka trashëguar strukturat, frymën dhe është pasardhëse”, u shpreh ajo./e.t