Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se 120 studiues, tingëllon edhe më urgjente: Pas të 50-ve burrat dhe gratë duhet të shmangin duhanin, si dhe kolesterolin e tepërt dhe mbipeshën. Kjo ka efekt.

50-vjeçarët, që nuk pinë duhan, kanë presion normal të gjakut, nuk kanë kolesterol të lartë ose diabet dhe mbajnë një peshë trupore të shëndetshme, jo vetëm që jetojnë më gjatë, por janë të mbrojtur më gjatë edhe nga sëmundjet kardiovaskulare. Këtë e zbuluan shkencëtarët e klinikës universitare Hamburg-Eppendorf (UKE) – së bashku me rreth 120 studiues në mbarë botën. Për studimin e tyre shkencëtarët vlerësuan të dhënat e më shumë se dy milionë njerëzve nga 39 vende. Rezultatet u publikuan në numrin e fundit të revistës “New England Journal of Medicine”.

“Pesë faktorë klasikë të rrezikshmërisë”

“Pesë faktorët klasikë të rrezikut presioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, diabeti, nënpesha ose mbipesha apo obeziteti dhe nivelet e larta të kolesterolit janë përgjegjës për rreth gjysmën e të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare në mbarë botën”, thotë Christina Magnussen, autorja kryesore dhe zëvendësdrejtoresha e klinikës së kardiologjike në UKE. “Ne donim të dinim, se si mungesa ose kontrolli i këtyre faktorëve ndikon te jetëgjatësia.

Studimi tregon, se gratë që në moshën 50 vjeçare nuk kishin asnjë nga këta faktorë rreziku zhvilluan sëmundje kardiovaskulare 13,3 vjet më vonë dhe vdiqën 14,5 vjet më vonë se gratë me të pesë faktorët e rrezikut. Burrat pa këta faktorë rreziku jetuan 10.6 vjet më gjatë pa sëmundje kardiovaskulare dhe vdiqën mesatarisht 11.8 vjet më vonë se burrat me faktorë rreziku. Gratë, që në moshën 50 vjeçare nuk pinë duhan, jetojnë 5,5 vjet më gjatë pa sëmundje kardiovaskulare; për meshkujt është 4,8 vjet.

Mbajtja nën kontoll e tensionit të gjakut

Prandaj ia vlen që me moshë të ndryshoni sjelljen tuaj. Nga të pesë faktorët e rrezikut, kontrolli i presionit të gjakut është ai që ka lidhje me sasinë e viteve të tjera të shëndetshme”, shpjegon Stefan Blankenberg, drejtor mjekësor i qendrës universitare për zemrën dhe enët e gjakut në UKE. Njerëzit, që e kontrollojnë presionin e lartë të gjakut ose e lënë duhanin në moshën 55-60 vjeç, jetojnë më gjatë dhe pa sëmundje kardiovaskulare sesa njerëzit, që nuk ndryshojnë stilin e tyre të jetesës.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash

1,4 milionë njerëz në Gjermani me demencë

Instituti Robert Koch (RKI) ka bërë publike të dhënat aktuale mbi sëmundjen e demencës në Gjermani. Sipas tij rreth 1,4 milionë njerëz këtu janë të prekur nga demenca. Në vitin 2022, 2,8 përqind e njerëzve mbi moshën 40 vjeç jetonin me diagnozën e demencës, njofton RKI në Berlin. Femrat janë më të prekura se meshkujt. Në përgjithësi me moshën rritet edhe shpeshtësia e sëmundjes – një diagnozë të tillë kishin 6,9 përqind e mbi 65 vjeçarëve.

Numri i rasteve të demencës në Gjermaninë lindore dhe në lindje të Bavarisë ishte më i lartë se në rajonet e tjera. Sipas studimit një rol të rëndësishëm mund të luajnë faktorët e rrezikshmërisë, si diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe obeziteti, që në dekadat e fundit kanë patur një shpërndarje të pabarabartë rajonale, por në Gjermaninë Lindore ishin më të zakonshme.

300.000 njerëz vuajnë nga parkinsoni

Studiuesit nga RKI dhe Instituti Shkencor i AOK (Wido) analizuan edhe të dhënat mbi shpeshtësinë e sëmundjes së parkinsonit. Në vitin 2022 në Gjermani, sipas të dhënave, jetonin gati 300.000 njerëz të diagnostikuar me parkinson. 0.61 për qind e 40-vjeçarëve, burrat ishin më shpesh të prekur se gratë. Prezenca e sëmundjes së parkinsonit rritet me moshën. Tek personat mbi 65 vjeç ishin të prekur 1.42 për qind.

Demenca dhe parkinsoni janë dy sëmundjet neurodegjenerative më të zakonshme. Demenca karakterizohet nga një përkeqësim progresiv, i pakthyeshëm i strukturave të trurit, që shoqërohet me një rënie të aftësive njohëse si kujtesa, gjuha, vëmendja dhe përqendrimi, por edhe nga ndryshime të personalitetit, emocioneve dhe aftësive sociale. Sëmundja zhvillohet ngadalë dhe është deri tani e pashërueshme.

Në sëmundjen e parkinsonit ndodh dëmtimi i qelizave nervore të trurit, që prodhojnë neurotransmetuesin dopamin. Si rezultat shfaqen pengesa, sidomos në aftësitë motorike. Ngurtësimi i muskujve ose dridhjet janë tipike. Mund të ketë edhe çrregullime të fshikëzës urinare dhe tretjes, probleme me kujtesën dhe përqendrimin, depresion dhe rrëzime. Shifrat janë bazuar në të dhënat e të siguruarve në sigurimin shëndetësor AOK dhe janë publikuar në “Journal of Health Monitoring”./ DW

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV