Xhensila Myrtezajn e kemi parë me qindra herë në skenë, por si këtë radhë asnjëherë! Këngëtarja ka marrë për herë të parë suprizën më të bukur, teksa ka qenë duke performuar.
Nëna e saj, ka vendosur që të “rrëmbejë” mikrofonin dhe të ngjitet në skenë për të kënduar së bashku me të bijën.
Nëpër rrjetet sociale është duke bërë “namin” momenti kur dhe e ëma e Xhensila Myrtezajt i bashkohet skenës dhe këndon së bashku me Aurela Gaçen dhe të bijën.
Përveç të pranishmëve që e shijuan në maksimum këtë performancë të tre vajzave bukuroshe, edhe ndjekësit kanë “duartrokitur” dhe janë suprizuar nga zëri i mamit të Xhensilës.
Epo, pas kësaj performancë na lejoni të themi që në këtë rast merr tamam kuptim shprehja që “Bëm mama të të ngjaj!”./E.S
@xhensila1113 Xhensila me mamin🥰#xhensilamyrtezaj0 #aurelagace #fyp #viral #xhensila ♬ original sound – xhensila111