pple organizoi një operacion sekret për të transportuar 600 tonë iPhone nga India në SHBA, duke u përpjekur të parandalonte tarifat e reja të larta të Donald Trump ndaj Kinës, norma totale e të cilave tani është 145%.
Apple , sipas Reuters, arriti të transportonte 1.5 milionë pajisje përmes avionëve të ngarkesave që kishte marrë për këtë qëllim, sipas njerëzve të përfshirë në planifikim.
Marrëveshja demonstron strategjinë e Apple për të anashkaluar tarifat dhe për të rritur inventarin e saj në një nga tregjet më të mëdha në botë. Sipas analistëve, çmimi i iPhone-ve në SHBA do të rritet në qiell, pasi Apple mbetet shumë i varur nga importet nga Kina. Në të kundërt, në Indi, tarifat janë 26% dhe janë pezulluar për 90 ditë.
Që nga marsi, të paktën gjashtë avionë mallrash me një kapacitet prej 100 tonësh secili janë nisur për në SHBA. Njëri prej tyre u largua vetëm në javën kur hynë në fuqi tarifat e reja, konfirmoi një person i përfshirë në plan dhe një zyrtar i qeverisë indiane.
Pesha totale e paketimit të një iPhone 14 duke përfshirë kabllon e karikimit arrin në 350 gram. Sipas llogaritjeve të Reuters, 600 tonë përkthehet në rreth 1.5 milion pajisje.
India po fiton terren në linjën e prodhimit
Pas ndryshimeve që solli politika tarifore e Donald Trump në tregtinë globale, Apple po ridrejton prodhimin e saj, duke i dhënë një rol më të madh Indisë. Foxconn dhe Tata, dy nga partnerët e saj kryesorë, operojnë gjithsej tre fabrika në vend, me dy të tjera në ndërtim.
Për të përmbushur nevojat e Apple, fabrika më e madhe e Foxconn në Indi ka filluar të funksionojë edhe të dielave, duke shkelur praktikën e zakonshme. E njëjta fabrikë prodhoi 20 milionë iPhone në vitin 2024, duke përfshirë modelet 15 dhe 16.
Qeveria indiane ka mbështetur gjigantin e teknologjisë, me një zyrtar të lartë që tha se iu deshën tetë muaj planifikim për të krijuar sistemin e përshpejtuar të zhdoganimit./E.S