Bardhi thirrje SPAK të hetojë kryetaren e Bashkisë së Roskovecit për tenderat e dhënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar që SPAK të hetojë kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Reagimi i Bardhit vjen pas denoncimit të një emisioni investigativ se kryebashkiakja e Roskovecit ka bërë një tender për karikimin e makinave elektrike me vlerë miliona euro.

Sipas tij, ky tender nuk është në dobi të asnjë qytetari sepse mungojnë në qytet makinat elektrike.

Gazment Bardhi, drejtuesi politik i PD-së në qarkun Fier Gazment Bardhi, shprehet se “Majlinda Bufi s’mban mend pse tenderat e saj kushtojnë shumëfish dhe s’i shërbejnë qytetit”.

“🚨Një zyrtar që nuk ka memorie për firmat e hedhura, ka shumë për të fshehur. Është rasti që SPAK-u t’i kthejë memorien kryetares së Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi për disa tendera “elektrizues”. Nëse ajo s’mban mend pse tenderat e saj kushtojnë shumëfish dhe s’i shërbejnë qytetit, është mirë që SPAK të mos heshtë!

🚨Korrupsioni lulëzon atje ku drejtësia mungon! 🚨

Bravo emisionit Piranjat për profesionalizmin 👏👏”, shkruan Bardhi./E.S

Të fundit

Vuçiç: Revolucioni me ngjyra mori fund, nuk do të lejojmë të na shkatërrojnë

Serbia ka përjetuar demonstrata të rregullta që prej nëntorit, kur shembja e strehës në një stacion hekurudhor të Novi...

Hëna “Rozë”, fenomeni astronomik që mund të shihet edhe sonte

Një fenomen hënor pritet të ndodhë në dy mbrëmjet e kësaj fundjave në të gjithë botën. Hëna e plotë e prillit, e njohur si Hëna...

Katolikët kremtojnë sot të “Dielën e Larit”, e diela para Pashkëve

E diela e  Larit një nga ditët më të rëndësishme për besimtarët katolikë  u festua në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë. Të shumtë ishin...

FOTO/ Çfarë nuk u pa nga prezantimi i programit të Partisë Demokratike

Këtë të shtunë, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore prezantuan programin politik 2025-2029. Prezantimi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Të pranishëm...

“Kukull e kukullës së Sorosit”/ Rama vijon ironitë me opozitën

Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kundërshtarët e tij politikë. Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ironizon premtimet e opozitës, me personazhe...

Lajme të tjera

Web TV