Gigi Hadid ndan fotografi të rralla me vajzën dhe flet për raportin me Zayn Malik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gigi Hadid ka ndarë disa fotografi të rralla të vajzës së saj 4-vjeçare, Khai, teksa shijonin një shëtitje me biçikletë në natyrë.

Supermodelja 29-vjeçare, e cila është në një lidhje me aktorin Bradley Cooper, publikoi imazhet në Instagram, duke ruajtur gjithmonë privatësinë e vajzës duke mos zbuluar fytyrën e saj.

Në një intervistë për ‘Vogue’, Gigi tha se përpiqet të gjejë një balancë mes ndarjes së momenteve me ndjekësit dhe mbrojtjes së privatësisë së Khait.

“Nuk dua të ndaj diçka që do t’i prishë qetësinë asaj”, u shpreh ajo.

Modelja foli gjithashtu për marrëdhënien me ish-partnerin Zayn Malik dhe përkushtimin ndaj bashkëprindërimit.

“I planifikojmë muaj më parë kujdestaritë. Ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha ajo, duke shtuar se marrëdhënien e tyre e udhëheq ndjenja e respektit dhe shoqërisë.

Ndërkohë, lidhja e saj me Bradley Cooper, që nisi në fund të vitit 2023, po ecën përpara.

“E respektoj dhe më jep shumë mbështetje”, tha Hadid për partnerin e saj të ri./E.S

Të fundit

Basha: ‘A u tundën pak shokët te 7×7=313 o Rame’! S’më tregove

Basha thotë se kishte vënë shoqet me kërcy, ndërsa e pyet Ramën për shokët nëse “u tunden ndonjë çik...

“Bëmë s*ks, në mëngjes e vrava!”- Vdekja e Ilaria Sulës, 22-vjeçarja ka tentuar të …

Të tjera detaje janë mësuar rreth dëshmisë  së Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, të riut që akuzohet për vrasjen e ish-të dashurës së...

Trump me probleme shëndetësore? Mjeku i Shtëpisë së Bardhë zbulon gjendjen e presidentit

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Barbella i ka dhënë fund çdo spekulimi lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit Donald Trump. Presidenti amerikan iu nënshtrua...

Berisha takim në Breshia, shqiptarët i rezervojnë një pritje madhështore

Një pritje tejet madhështore dhe plot entuziazëm i kanë rezervuar shqiptarët kryedemokratit Sali Berisha në Breshia të Italisë. Pas hapjes së fushatës elektorale në Tiranë...

Bangladeshi lëshon urdhër-arresti për deputeten britanike

Autoritetet e Bangladeshit kanë lëshuar një urdhër-arresti për deputetin britanik dhe ish-ministrin, Tulip Siddiq. Komisioni Kundër Korrupsionit (ACC) i vendit ka hetuar akuzat, ku thotë...

Lajme të tjera

Web TV